Kouchner javėn e ardhshme nė Beograd Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Sunday, 10 August 2008
Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner gjatë javës së ardhshme do ta vizitojë Beogradin. Temat e diskutimit që do t’i ketë Kouchner me zyrtarët serbë nuk janë përcaktuar ende mirëpo, në Ministrisë e Punëve të Jashtme të Serbisë presin që Kouchner të përsërisë kërkesen e tij që Serbia të heqë dorë nga synimi i saj që nga Gjykata Ndërkombëtare të kërkojë vlerësimin për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 

Ekspertët serbë dhe ata të huajë kanë vlerësuar për gazetën Blic të Beogradit se ky synim i Kouchnerit mund të shkaktojë tensione të reja dhe të ndikojë për të keq në afrimin e Serbisë drejt BE-së.

Sidoqoftë, ata presin që Kouchner do të përpiqet të bëjë presion mbi Serbinë që të heqë dorë nga ky synim, edhe pse këtë gjë nuk guxon ta bëjë si kryesues i BE-së, mirëpo ata presin që ai do t’u drejtohet edhe si ish-shef i UNMIK-ut dhe si shef i diplomacisë franceze. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.37003 Seconds