Kuēi: Zgjedhjet serbe nė territorin e Kosovės nuk kanė efekt juridik Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 12 May 2008
Sipas zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës nuk kanë efekt juridik dhe nuk mund të ndërtohen institucione mbi bazën e tyre.

 

 

"Këto janë zgjedhje ilegale të proklamuara nga ne dhe bashkësia ndërkombëtare, pa ndonjë efekt juridik dhe nuk do të ndërtohen institucione mbi bazën e këtyre zgjedhjeve. Pra ka qenë një farsë dhe shumë shpejt do të shihet se ka qenë edhe një lojë politike me vullnetin e disa qytetarëve, që kanë një perceptim të ndryshëm për Kosovën", tha Kuçi për BBC-në.

Ai thotë se legjitimimi i përfaqësuesve të serbëve të Kosovës mund të bëhet vetëm përmes procesit të ligjshëm zgjedhor të organizuar në Kosovë. Duke komentuar fitoren e demokratëve të Tadiqit në zgjedhjet e djeshme në Serbi, Kuçi tha se kjo do të mund të ndihmojë proceset integruese në BE të të gjithë rajonit, "përfshirë edhe Kosovën dhe të ardhmen për proceset integruese në BE".

Kuçi theksoi se Kosova është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet, dhe me Serbinë, por vetëm "si dy shtete të pavarura dhe sovrane ato mund të lidhin marrëdhënie të partneritetit të ndërsjellë". /qik/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.11589 Seconds