Kuvendi i Kosovės para vendimit pėr ngritje padie kundėr Carla del Pontes Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Saturday, 03 May 2008
Kuvendi i Republikës së Kosovës, brenda dy jave, do të përcaktohet nëse do të dënojë vetëm me deklaratë politike ish-kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, apo do të nisë një aktpadi në gjyq kundër saj për, siç thuhet, "shpifjet që ajo i ka bërë në adresë të UÇK-së", në librin e saj "Gjahu: Unë dhe kriminelët e luftës".

 

 

Siç shkruan në numrin e sotëm gazeta “Koha Ditore”, nëse shumica parlamentare e mbështet kërkesën e deputetit Berat Luzha, qysh në seancën e radhës legjislativi i shtetit të Kosovës do të mund të niste një aktpadi ndaj ish-kryeprokurores del Ponte, për “shpifjet e saj ndaj UÇK-së”.

Kërkesa e iniciuar nga Luzha, sipas kësaj gazete, është mbështetur nga pesë deputetë të tjerë, dhe si e tillë është trajtuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur më 29 prill.

Konform rregullores së Kuvendit të Kosovës, kjo kërkesë i plotëson kushtet për t’u futur në rend dite të seancës plenare, brenda tri jave, nga dita e procedimit të saj në Kuvend. Meqë kërkesa e Luzhës është protokollar në Kuvend më 25 prill, asaj i kanë mbetur vetëm edhe dy javë për t’u shqyrtuar nga ana e ligjvënësve. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 0.54796 Seconds