Lavrov: Kosova shembull i dallueshmėrinė brenda BE-sė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 20 April 2008
Zhvillimi i brendshëm dhe politika e jashtme e Bashkimit Evropian kanë kahe të kundërta, ndërsa shembull i kësaj dallueshmërie është situata e tashme rreth Kosovës, që krijon pakënaqësi, ka vlerësuar shefi i diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.

 

Lavrov, në tekstin e tij autorial “Samitet në Bukuresht dhe Sochi – çka më tutje?”, të cilin të hënën do ta botojë revista ruse “Profil”, nuk ka përjashtuar mundësinë që Evropa të tërhiqet në “të kaluarën e saj tradicionale” dhe shtetet të fillojnë të fragmentohen edhe para se BE-ja të shndërrohet në “Evropën e regjioneve”.

Në këtë plan, sipas Lavrovit, "absolutizimi i sovranitetit të Kosovës kontribuon në tronditjet brenda-evropiane”. Sipas tij, disa shtete e kanë kuptuar këtë gjë, andaj sillen me përgjegjësi dhe refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu ka vlerësuar se samiti i Këshillit NATO-Rusi dhe takimi Bush-Putin kanë dëshmuar se marrëdhënien në mes të Rusisë dhe Perëndimit nuk mund të përshkruhen si konfrontim.

"Ne pandërprerë flasim se kurrfarë konfrontimesh, përfshirë këtu edhe garën për armatim...nuk do të ketë. Nuk ka bazë objektive dhe Rusia nuk do të marrë pjesë në këtë gjë”, ka thënë Lavrov.

Ai po ashtu ka shtuar se Rusia do të reagojë ndaj atyre gjërave që dëmtojnë interesat e saj nacionale, ndërsa ka parashikuar se ajo dhe partneret e saj perëndimor herët ose vonë do të bashkohen për t’iu kundërvënë sfidave dhe kërcënimeve të përbashkëta – mirëpo ka bërë të ditur se Rusia kërkon kushte të barabarta për bashkëpunim dhe gatishmërinë për kompromise në punët ndërkombëtare dhe aktivitetet kolektive, “me qëllim të zgjidhjeve të detyrave të përbashkëta”. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39936 Seconds