Lavrov dhe Kouchner bisedojnė pėr Kosovėn Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 10 March 2008
Ministri rus i Punëve të Jashtme dhe ai i Mbrojtjes, Sergei Lavrov dhe Anatoly Serdyukov, do të mbërrijnë sot në Paris, ku do të takohen me homologët e tyre francezë, Bernard Kouchner dhe Herve Morin. Siç ka njoftuar Ministria ruse e Punëve të Jashtme - temë e rëndësishme e këtij takimi do të jetë edhe Kosova. “Në Moskë presin të zhvillohet një bisedë serioze për pasojat e rrezikshme nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e këtij akti joligjor nga disa shtete, anëtare të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mikhail Kaminjin.

Sipas paralajmërimeve nga Moska, në mbledhjen e shtatë të Këshillit bilateral Francë-Rusi, Lavrov dhe Serdyukov do të bisedojnë me Kouchnerin dhe Morinin edhe për sistemin evropian të mbrojtjes, përfshirë këtu edhe gjendjen e re të krijuar rreth Marrëveshjes për armët konvencionale, të cilën Rusia tashmë e ka suspenduar, planet amerikane për ngritjen e sistemit kundër-raketor në Evropë dhe për perspektivat e bashkëpunimit në mes të Rusisë dhe NATO-s etj.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41153 Seconds