McCormack: Asnjė shteti tjetėr nuk i takon tė organizojė zgjedhje nė Kosovė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 11 April 2008
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe nuk i takon një shteti tjetër që në Kosovë të shpallë dhe të organizojë zgjedhje.

 

"Qëndrimi ynë është se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i takon një shteti tjetër sovran të shpallë dhe të organizojë zgjedhje në një shtet sovran", ka thënë McCormack mbrëmë, duke komentuar vendimin e autoriteteve serbe për të mbajtur zgjedhje në 23 komuna në Kosovë më 11 maj.

I pyetur nëse ekziston rreziku që pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës, të shpërthejnë konflikte midis ekstremistëve shqiptarë dhe ushtarëve të Unionit, McCormack tha se SHBA-të bashkëpunojnë shumë ngushtë me qeverinë e re të Kosovës.

"Përshtypja ime është se përgjegjësit për çfarëdo agjitacioni janë në të vërtet njerëzit që vijnë nga jashtë", theksoi zëdhënësi McCormack.

Sipas fjalëve të tij, kjo do të thotë se nuk janë njerëzit banorë të Kosovës ata që shqetësojnë, agjitojnë ose madje përdorin dhunën, por në të vërtetë këta janë "njerëzit që vijnë nga jashtë" dhe të cilët janë dërguar nga jashtë që të bëjnë probleme dhe konflikte në Kosovë.

"Prandaj mendoj se vëmendja juaj është drejtuar në grupin e gabuar të njerëzve. Ju do të duhej pikësëpari të fokusoheni në ata individë dhe qeveri jashtë Kosovës që përpiqen të shkaktojnë konflikte në Kosovë", sqaroi McCormack duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve por duke mos përmendur me atë rast asnjë shtet. /qik/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40128 Seconds