Medvedev: Precedenti i Kosovės, shumė i rrezikshėm Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 03 July 2008
Rusia e konsideron precedentin e Kosovës si shumë të rrezikshëm dhe të pasuksesshëm, ka deklaruar të mërkurën presidenti rus, Dmitry Medvedev. Ai ka shfaqur “habinë” e tij pse sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon - jashtë Këshillit të Sigurimit - ka njoftuar se duhet të ndërrohen organizatat botërore në Kosovë.


 

"Vendimet e marra rreth kësaj çështjeje i konsiderojmë si jo të veçanta – siç thuhet zakonisht në diplomaci, sui generis – por absolutisht si çështje të precedentit”, ka thënë Medvedev, duke shtuar se në Kosovë mandatin kryesor duhet ta kenë forcat e OKB-së.

"Do të duhen edhe shumë dekada derisa Evropa të zgjidh këtë gjë”, ka thënë Medvedev në një intervistë për mediat e vendeve të G8-ës para samitit në Japoni.

Ai po ashtu ka vlerësuar se precedentin e Kosovës do ta shfrytëzojnë edhe shumë regjime separatiste në botë – për të arsyetuar subjektivitetin e tyre ligjor. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38883 Seconds