Ministri Hyseni vazhdon lobimin pėr njohjen e Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 15 May 2008
Gjatë qëndrimit të tij në Panama, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni vazhdoi serinë e takimeve, këtë herë me ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë të disa vendeve të Amerikës Qendrore, të akredituar në Panama. Gjatë këtyre takimeve ai ripërsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

 

Serinë e takimeve të tilla ministri Hyseni e çeli me konsullin e shtetit Belize, Luis Anonio Vasquez Jaramillo dhe me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Guatemalës, Mariella Velez de Garcia. Më pas ministri i jashtëm i Kosovës u takua me ambasadorin e Nikaraguas, Antenor Ferrey Bernudi dhe me ambasadorin e Kostarikës, Ekhart Peters.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Belizës, Guatemalës dhe Nikaraguas, ministri Hyseni, së pari i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet që pasuan në Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Ai vuri theks të veçantë në hapat e ndërmarrë nga institucionet e shtetit të Kosovës për mbrojtjen e pakicave. Më pas ministri Hyseni ripërsëriti kërkesën për njohje sa më të shpejtë të shtetit të Kosovës nga këto vende, bëhet e ditur në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministri Hyseni gjithashtu ka potencuar se, një hap i tillë jo vetëm që do t’i ndihmonte popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe me prosperitet, por edhe do të ishte kontribut i çmuar për paqen dhe stabilitetin aq shumë të dëshiruar në Ballkan.

Takimin e fundit, ministri Hyseni e pati me ambasadorin e Kostarikës, Ekhart Peters. Në këtë takim kurtuazie, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, ai shprehu falënderimin ndaj popullit dhe qeverisë së Kostarikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend.

Ministri Hyseni shprehu po ashtu dëshirën e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Kostarikën, duke përfshirë edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ai inkurajoi ambasadorin e Kostarikës, që vendi i tij të vazhdojë me përkrahjen e Kosovës, sidomos sa i përket lobimit për njohje të pavarësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Peters premtoi ndihmë të gjithanshme për Kosovën nga Kostarika. Ai theksoi se populli dhe institucionet e Kosovës mund të llogarisin në përkrahje të vazhdueshme dhe të gjithanshme të popullit dhe institucioneve të Kostarikës.

Vizita e ministrit Hyseni në Panama përfundon të mërkurën (sipas kohës lokale).

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.42181 Seconds