|
OKB: Nuk ka ndėrmjetėsues tė ri pėr bisedimet Prishtinė-Beograd |
|
|
|
Tuesday, 15 April 2008 |
|
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon nuk është duke planifikuar emërimin eventual të ndonjë ndërmjetësuesi të ri për Kosovën, ka thënë për mediat serbe zëdhënësi i sekretarit Ban, Brendan Varma.
"Këto supozime nuk janë të sakta. Momentalisht nuk ekzistojnë planet për emërimin e ndonjë të dërguari të ri për bisedime”, ka thënë Varma, duke hedhur poshtë kështu spekulimet se sekretari i përgjithshëm do të emërojë Jean-Marie Guehnno për ndërmjetësin eventual për bisedimet mes Prishtinës e Beogradit. "Guehnno, ndoshta së shpejti do të vizitojë këtë rajon, mirëpo në cilësinë e shefit të operacioneve paqësore të KB-së dhe jo si përfaqësues special ose ndërmjetësues”, ka thënë Varma. I tërë tregimi për emërimin e ndërmjetësit të ri për bisedimet Prishtinë-Beograd ka nisur pas një shkrimi në gazetën londineze “The Times”, e cila - pas vizitës së paradokohshme të Ban Ki-Moonit në Moskë - ka shkruar se në këtë post do të mund të emërohej Guehnno, të cilit së shpejti i skadon mandati i nënsekretarit të KB-së për operacione paqësore. Varma po ashtu nuk e ka pohuar as deklaratën e shefit të diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel se sekretari Ban Ki-Moon ka “disa ide të reja për Kosovën”. "Mendoj se kjo është ngatërruar me një raport të mëhershëm të agjencisë sllovene STA", ka thënë Varma, duke rikujtuar lajmin e fundit të marsit, kur Rupel kishte folur për atë se, Sllovenia, si kryesuese e BE-së, “do të bëjë gati një deklaratë që do t’i përfshijë disa ide të reja”. /Telegrafi/
|