PS, vendos: Sistem proporcional rajonal Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 28 February 2008
TIRANË- Partia Socialiste zyrtarizon qëndrimin e saj pro sistemit zgjedhor proporcional-rajonal. Vendimi është marrë nga Kryesia e kësaj partie, e mbledhur gjatë pasdites së djeshme në Mamurras.
Burime pranë kësaj mbledhjeje kanë konfirmuar se Kryesia e selisë rozë pasi ka dëgjuar raportimin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, mbi ecurinë e deritanishme të debatit lidhur me reformën zgjedhore, ka shprehur bindjen në mënyrë unanime për të kaluar nga sistemi aktual kushtetues një emëror në një sistem kushtetues shumemëror. Në vijim të këtij qëndrimi kryesia ka nënvizuar faktin se, PS do të jetë e hapur për të diskutuar me të gjitha partitë e tjera politike, por gjithmonë mbi llojin e proporcionalit rajonal. Sipas socialistëve, një sistem i tillë përmbush interesat e larta të vendit për një reformë të sistemit politik në Shqipëri, për t'u ndarë njëherë e mirë nga rrugë të deformuara zgjedhore që kanë kompromentuar rëndë përfaqësimin e bindjeve dhe zgjedhësve në Shqipëri, duke cenuar cilësisht vullnetin e popullit.

Gjithashtu, pavarësisht pretendimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për një marrëveshje të fshehtë PD-PS, kryesia e PS-së ka vlerësuar nevojën e konsolidimit të rolit lider të PS-së në kryerjen e reformave dhe në përmbushjen e angazhimeve ndaj vendit dhe ndërkombëtarëve, përfshi këtu dhe reformën zgjedhore. Në kryesi nuk është përcaktuar asnjë preferencë e veçantë për llojin e proporcionalit rajonal dhe të gjitha insinuatat e ditëve të fundit që i janë "veshur" PS-së për qëllime të tjera nga ato të shprehura publikisht në lidhje me këtë reformë, janë konsideruar nga kryesia e PS-së të gënjeshtërta. Kryesia ka rikonfirmuar gjithashtu qëndrimin lidhur me listat e hapura, që për PS-në janë të papërshtatshme dhe kundra rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Në këtë linjë socialistët janë të vendosur që të kërkojnë deri në fund, aplikimin e listave të mbyllura për kandidatë për deputetë, si një element i rekomanduar edhe nga institucionet e specializuara në fushën e zgjedhjeve, siç është OSBE-ODIHR. Një tjetër çështje e përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së djeshme ishte dhe diskutimi mbi ecurinë e deritanishme në tryezat për bujqësinë, që po zhvillohen në kuadër të "Dialogut me Shqipërinë". Gjithashtu gjatë mbledhjes së djeshme, kryesia ka marrë në shqyrtim dhe procesin e zgjedhjeve në parti. Kryesia ka miratuar dhe kalendarin politik të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për gjashtë muajt e ardhshëm.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39049 Seconds