|
Pacolli inicion procedurė gjyqėsore kundėr librit tė Del Pontes |
|
|
|
Saturday, 19 April 2008 |
|
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka iniciuar një procedurë gjyqësore kundër librit të Carla del Pontes, "Gjuetia, unë dhe kriminelët", duke kërkuar që menjëherë të ndërpritet shitja dhe shpërndarja e tij. Pacolli ka kërkuar që ky libër të tërhiqet nga tregu me arsyetimin se ai ofron shumë dezinformata dhe shpifje.
Mediat zvicerane duke cituar Behgjet Pacollin janë shprehur se ky libër fyen rëndë ndjenjat e shqiptarëve, fyen rëndë moralin e luftës së Ushtrisë Çlirimtar te Kosovës dhe në këtë mënyrë del Ponte përmes këtij libri mundohet të njollosë luftën e drejtë të popullit të Kosovës. ”Ky libër ofron vetëm gënjeshtra dhe shpifje”, ka thënë Pacolli në njërën nga gazetat zvicerane. Ndër titujt e këtyre gazetave janë “Edhe Behgjet Pacolli kundër Carla Del Pontes”, “Behgjet Pacolli kundër librit të Carla del Pontes”, “Behgjet Pacolli sulmon Carla del Ponten” etj. Pacolli është shprehur se në librin e saj, Del Ponte, ka atakuar shume thellë moralin dhe ndjenjat e UÇK-së, duke i trajtuar ata kriminel të luftës dhe trafikantë të organeve njerëzore, ka fyer rëndë edhe familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, të cilët dhanë gjithçka për lirinë e vendit të tyre dhe për të mbrojtur popullin e pafajshëm të Kosovës, derisa makineria serbe i dëbonte me dhunë nga Kosova – thuhet në gazetën “Corrierre del Ticino”, duke komentuar deklaratat e Pacollit. Pacolli, siç bën të ditur Zyra për informim e AKR-së, ditëve te fundit ia përkushtoj gjithë kohën mundësisë së tërheqjes së këtij libri nga tregu. Ai ka angazhuar dy zyra të avokatëve ndërkombëtarë për të shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore për ndalimin e shpërndarjes së këtij libri dhe dërgimin sa më të shpejtë të ish-prokurores së Tribunalit të Hagës Carla del Ponte para drejtësisë, për të dhënë llogari për akuzat e pabaza. Në një intervistë për një televizion zviceran, Pacolli u zotua se do të përdor çdo rrugë legale që edhe në ketë rast e drejta te triumfoj. /Telegrafi/
|