|
Papoulias konfirmon prirjen e Athinės pėr tė njohur Kosovėn |
|
|
|
Saturday, 05 July 2008 |
|
Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, ka deklaruar se vendi i tij po bën hapa të vegjël dhe të kujdesshëm në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite zyrtare në Austri.
Duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Papoulias tha se me homologun e tij austriak theksuan mbështetjen e të dyja palëve për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Ne ua premtuam integrimin dhe duhet të jemi të besueshëm, duke e mbajtur premtimin”, tha Papoulias. Sa i përket Kosovës, ai tha se Greqia po e ndjek situatën me shumë kujdes, pasi konsideron që ky është një problem veçanërisht i ndjeshëm. Greqia është nga vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Është hera e parë që një zyrtar i lartë grek konfirmon qartazi prirjen e Athinës për të njohur pavarësinë e Kosovës. Deri më tash qëndrimi zyrtar ka qenë që çdo vendim lidhur me njohjen ose jo të pavarësisë së Kosovës do të merret duke pasur për bazë interesat kombëtare të Greqisë. Duke folur gjatë vizitës së tij në Austri, presidenti grek e ka cilësuar pothuajse armiqësor qëndrimin e Maqedonisë për çështjen e emrit. Ai ka shtuar se në këto kushte vendimi i Greqisë për bllokimin e perspektivës integruese të Maqedonisë nuk mund të ndryshojë. /BBC/
|