Policėt e suspenduar serbė kthehen nė punė nėn komandėn e SHPK-sė? Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 09 March 2008
Komisari regjional i policisë së UNMIK-t, Larry Wilson, ka deklaruar të premten në Graçanicë se të gjithë pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës të nacionalitetit serb, që janë suspenduar nga puna, do të kthehen në vendet e tyre të punës. Pas bisedës së zhvilluar me përfaqësuesit e të ashtuquajturit “shtab i krizës” të pjesëtarëve të suspenduar serbë të SHPK-së, Wilson ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje teknike për t’u arritur marrëveshja në mes të UNMIK-ut dhe policëve, për kthimin e tyre në punë.

Ai ka shpjeguar se do t’i anulojë të gjitha suspendimet dhe se nuk do të ndërmerren kurrfarë masash të tjera disiplinore kundër policëve serbë të SHPK-së.

I pyetur se në nën cilën komandë do të kthehen 150 policë të suspenduar, Ëilson ka thënë se ata do të kthehen nën komandën e njëjtë, nën të cilën kanë punuar edhe deri më sot.

“Zinxhiri komandues është zinxhiri komandues i SHPK-së dhe ata kthehen nën komandën e vjetër”, ka precizuar ai.

Wilson ka shpjeguar se vetëm në rajonin e Mitrovicës nuk është bërë transferimi i komandës prej UNMIK-ut te SHPK-ja. “Kështu ka qenë deri më sot, dhe kështu dhe do të vazhdojë”, ka thënë Wilson për të shpjeguar se në rajonet të tjera që të gjitha janë nën komandën e SHPK-së dhe nën mbikëqyrjen e policisë së UNMIK-ut.

Edhe përfaqësuesi i “shtabit të krizës”, Sllavisha Nikolliq, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për kthimin e policëve serbë në vendet e tyre të punës, por ka shtuar se nuk do të hiqet dorë nga kërkesa që ata të jenë në komandën e policisë së UNMIK-ut.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.14696 Seconds