|
Pragė: 36% e ēekėve pėr njohjen e Kosovės, 34 % kundėr |
|
|
|
Friday, 04 April 2008 |
|
Pikëpamjet e çekëve për pavarësinë e Kosovës janë të ndara në dysh. Sipas një hulumtimi të kryer nga Qendra për Hulumtimit e Opinionit Publik – rezultatet e të cilit janë prezantuar të enjten – 36% e çekëve thonë se qeveria e tyre duhet ta njohë Kosovën, ndërsa 34 % sish mendojnë se ajo duhet të ketë qëndrim të kundërt.
Megjithatë kur bëhet fjalë për vendimin që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, përkrahja është pak më e vogël. 36% e çekëve janë shprehur kundër këtij vendimi, 34% janë shprehur pro, ndërsa pjesa e mbetur ka abstenuar në përgjigje. Sipas këtij hulumtimi po ashtu bëhet e ditur se çekët frikësohen për situatën e sigurisë në Ballkan. Më shumë se gjysma e çekëve besojnë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ketë ndikim negativ në stabilitet dhe siguri në rajon, ndërsa 67% e tyre besojnë se ky vendim do të ndikojë në përkeqësimin e raporteve në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Po ashtu sipas këtij hulumtimi thuhet se 58 % e çekëve besojnë se Kosova mund të shfrytëzohet si model nga lëvizjet separatiste në botë. Sidoqoftë, të mërkurën ka qenë e paraparë që Qeveria e Çekisë të diskutonte për njohjen e Kosovës, mirëpo ky diskutim është shtyrë për më vonë, pasi që disa ministra çek preferojnë të mos nxitohet me këtë vendim. /Telegrafi/PDM/
|