|
Presidenti Bush ofron ndihmė ushtarake pėr Kosovėn |
|
|
|
Thursday, 20 March 2008 |
|
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, ka autorizuar të mërkurën dhënien e ndihmës ushtarake për Kosovën - që konsiderohet si një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet me shtetin e ri.
Në një dokument dërguar Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, presidenti Bush lejon që Kosova tash e tutje të mund të marrë material ushtarak mbrojtës – sipas rregullave amerikane – dhe e udhëzon atë që këtë vendim t’ia përcjellë Kongresit amerikan. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, të cilën e transmeton agjencia AP - ky veprim i Bushit vlerësohet se do t’i forcojë marrëdhëniet e sigurisë të SHBA-ve me Kosovën, do të promovojë siguri dhe stabilitet përgjatë tërë Ballkanit dhe do të përmirësojë kapacitetin e Kosovës për të marrë pjesë në aktivitete paqeruajtëse, t’i frenojë terroristët dhe të merret me emergjenca humanitare. /AP/Telegrafi/
|