Presidenti Bush rikonfirmon mbėshtetjen pėr pavarėsinė e Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 22 July 2008
Presidenti amerikan, George Bush rikonfirmoi mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe tërësinë territoriale të saj pas takimit që ka zhvilluar të hënën me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë, në Washington.

 

Presidenti Bush tha se është një përkrahës i palëkundur i pavarësisë së Kosovës dhe se është kundër ndarjes së saj. 

"Premtova se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me ato shtete që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, për t'i bindur që këtë ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur", tha presidenti Bush dhe shtoi se "unë jam mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës dhe jam kundër çfarëdo ndarjeje të Kosovës", tha ai.

Bush tha se në takim u diskutua për një sërë çështjesh përfshirë ekonominë, ekonominë, si edhe aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe Serbisë.

Udhëheqësit e Kosovës, shprehën mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara dhe u angazhuan për ndërtimin e një shoqërie demokratike, që do të respektojë të drejtat e pakicave dhe dëshirën e krijimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Serbinë.

Presidenti Fatmir Sejdiu pas këtij takimi ka thënë se "populli i Kosovës po e ndjek rrugën e parimeve të demokracisë dhe të lirisë". "I garantojmë presidentit Bush se do të vazhdojmë në këtë rrugë", tha Sejdiu, për të shtuar se "Kosova do të jetë vend i demokracisë, vend i të gjithë qytetarëve të saj".

"Do të ketë respekt të veçantë për minoritete. Ne jemi shumë të interesuar që të kemi marrëdhënie të mira me Republikën e Serbisë", tha Sejdiu.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, duke e vlerësuar atë si "rrëfim të përbashkët të suksesshëm".

"Takimi me presidentin Bush jo vetëm që e theksoi faktin se ne jemi ngushtë të lidhur me Shtetet e Bashkuara, por ne përgjithmonë do të jemi mik i tyre i besueshëm", tha Thaçi. /VoA/REL/Telegrafi/

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38054 Seconds