|
Rehn: Kosova ka perspektivė evropiane |
|
|
|
Tuesday, 22 April 2008 |
|
Kosova ka perspektivë evropiane dhe Bashkimi Evropian do ta ndihmojë shtetin e ri të ketë zhvillim ekonomik dhe social. BE do të gjejë mënyra dhe rrugë për të lidhur marrëveshje ekonomike me Kosovën, ani se pavarësia e këtij vendi është njohur vetëm nga 18 shtete anëtare prej 27 sa ka gjithsej ky union, ka thënë në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt komisari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn.
Rehn ka shpjeguar se BE-ja u ka premtuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëse këto vende do t’i plotësojnë kushtet e nevojshme. Ai ka thënë se çdo vend evropian që respekton vlerat e siç janë demokracia dhe shteti ligjor mund të konkurrojë për anëtarësim në BE. I pyetur se si BE mendon të arrijë marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Kosovën, kur nga 27 vende anëtare të BE vetëm 18 kanë njohur pavarësinë e saj, Rehn për Die Ëelt është përgjigjur: “Kosova ka perspektivë evropiane. BE do të ndihmojë shtetin e ri të ketë zhvillim ekonomik dhe social. Prandaj ne duhet të gjejmë mënyra dhe rrugë se si të lidhim fjala vjen marrëveshje ekonomike me Kosovën”. /rtk/telegrafi/
|