Rexhepi: Ėshtė koha e duhur tė shuhen strukturat paralele Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Saturday, 22 March 2008
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, deklaroi se tani është koha e duhur që të veprohet sa i përket shuarjes së strukturave paralele në veri të qytetit, të cilat janë duke shkaktuar probleme të vazhdueshme.

 

Rexhepi tha se strukturat e sigurisë duhet të veprojnë dhe t'i arrestojnë të gjithë ata që janë duke kryer akte të dhunshme dhe duke shkaktuar probleme sa i përket rendit dhe ligjit.

"Ata që kanë shtënë me armë zjarri, që kanë hedhur bomba dhe koktej molotovi duhet të arrestohen dhe të dalin para organeve të drejtësisë", nënvizoi Rexhepi.

Kreu i komunës së Mitrovicës këto komente i bëri sot në takimin e strukturave politike dhe ata të sigurisë, në të cilën u vlerësua se gjendja në qytet është e qetë dhe në normalizim e sipër pas protestave të dhunshme që ndodhen më 17 mars.

Sipas Rexhepit, nëse nuk veprohet dhe nëse këta njerëz tolerohen, ata do të motivohen për të shkaktuar probleme edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ylber Durmishi, tha se gjendja është e qetë edhe në zonat e banuara dhe shqiptarë në veri të qytetit, si dhe ato me serbë në jug.

Ai bëri të ditur se të premten ka rifilluar transporti i banorëve të Kodrës së Minatorëve, kurse për banorët e fshatrave shqiptare të Leposaviqit pritet përgjigje prej UNMIK-ut. /qik/telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 0.48817 Seconds