Rucker ua vazhdon mandatin krerėve tė komunave me shumicė serbe Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Monday, 09 June 2008

Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, të premten ka bërë të ditur vendimin që t’ua vazhdojë mandatin kryetarëve të komunave të banuara me shumicë serbe, të cilëve më 18 qershor u skadon mandati gjashtëmujor, bën të ditur gazeta Zëri.

 

Këtë vendim, Ruecker e ka bërë të ditur në një takim me kryediplomatët e Grupit të Kontaktit në Prishtinë, mbledhje në të cilën ai shpjegoi vendimin e tij, por që, sipas kësaj gazete, u përcoll me tensione, për shkak të kundërshtimit të vendimit të PSSP-së nga Adrej Dronov, shef i Zyrës së Federatës së Rusisë në Kosovë.

Siç dihet, PSSP-ja, pasi që serbët e Kosovës, të urdhëruar nga autoritetet më të larta të Serbisë, bojkotuan zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme të 17 nëntorit të vitit të kaluar, vendosi që kryetarëve të komunave me shumicë serbe (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Shtërpcë) t’ua vazhdojë mandatin e fituar në zgjedhjet të vitit 2002, ndërsa në rastin e Komunës së Novobërdës, bëri një zgjidhje kompromisi, duke pranuar pjesërisht rezultatet e zgjedhjeve (gjë që mundësoi që një shqiptar të bëhet kryetar i kësaj komune).

Në këtë mënyrë, pra, përmes vazhdimit të mandatit të autoriteteve lokale që kanë qenë në pushtet deri më tash, Ruecker dhe UNMIK do të mundohen t’i kundërvihen Beogradit. Megjithatë, siç vlerëson Zëri, gjasat që Ruecker të arrijë far suksesi në këtë kontekst janë kurrfarë, sepse supozohet që asnjëri prej politikanëve serbë që deri më 11 maj ka qenë në krye të këtyre komunave, nuk guxon dhe nuk mundet të mbetet në pushtet. Përkundrazi, llogarit që Qeveria e Serbisë do të rrumbullakojë me të shpejtë procesin e krijimit të pushteteve lokale në 23 komunat e Kosovës ku janë hapur vendvotimet më 11 maj. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39356 Seconds