|
Rupel nė SHBA diskuton edhe pėr Kosovėn |
|
|
|
Saturday, 12 April 2008 |
|
Shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel gjatë qëndrimit në SHBA, gjatë këtij vikendi, do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon, ndwrsa tw hwnwn me sekretaren amerikane të Shtetit, Condoleeza Rice, me të cilët krahas temave të tjera do të diskutojë edhe për Kosovën.
Rupel, i cili njëkohësisht është edhe president i Këshillit të Ministrave të BE-së, gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, do të diskutojë në veçanti për çështjet në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Afërt, Afganistan dhe në Afrikë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë. Të hënën ndërkaq, Rupel do të takohet me sekretaren Rice dhe me këshilltarin për siguri kombëtare, Stephen J. Hadley. Në qendër të vëmendjes gjatë këtyre takimeve pritet të jetë Kosova, Lindja e Afërt, marrëdhëniet me Rusinë si dhe programi bërthamor i Iranit. Një prej temave kryesore gjatë takimeve të Rupelit në Washington do të jetë edhe Samitit BE-SHBA, që do të mbahet qershor në Slloveni, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-ve, George Bush. /Telegrafi/
|