| Rusia kritikon furnizimin me armė tė Kosovės nga SHBA-ja |
|
|
| Friday, 21 March 2008 | |||||||
|
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar në mënyrë të ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për autorizimin e ndihmës ushtarake për Kosovën, duke thënë se një gjë e tillë shkel ligjin ndërkombëtar.
Lavrov, gjatë një vizite të enjten në Izrael, tha se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndalon çdo furnizim me armë të Kosovës, përveç forcave të Kombeve të Bashkuara në rajon. Ai shtoi se çdo furnizim tjetër do të ishte “jo i ligjshëm” dhe mund të destabilizojë më tej Ballkanin.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




