Scheffer: KFOR-i garanton siguri dhe stabilitet Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 14 March 2008
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, ka deklaruar se 16 mijë pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë ndodhen atje për të mbrojtur shumicën shqiptare dhe pakicën serbe, si dhe për të garantuar klimën e sigurisë dhe të stabilitetit.

 

Ai i bëri këto komente në Varshavë, ku tha se samiti i NATO-s në Rumani duhet të japë sinjal të qartë se dyert e aleancës janë hapur për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

"Presidenti Putin ka thënë se do të marrë pjesë në samit. Kuptohet, askush nuk pret që ai të heshtë për çështjet siç janë Kosova, Traktati i Forcave Konvencionale apo zgjerimi i NATO-s. Por ne nuk duhet lejuar që dallimet tona ta fshehin progresin që NATO dhe Rusia e kanë bërë mbi një numër çështjesh tjera", tha Scheffer.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjithashtu e porositi Beogradin se e ardhmja e Serbisë është në integrimin euroatlantik. "Nuk kam asnjë dyshim se e ardhmja afatgjate e Serbisë shtrihet në integrimin euroatlantik. Ne duhet t'ia bëjmë të qartë Beogradit dhe popullit të Serbisë se nuk ka të ardhme të qëndrueshme në përqafimin e nacionalizmit të inatosur", tha Jaap de Hoop Scheffer.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40969 Seconds