Vizitoret Online

Kemi 50 miq dhe 1 anetare online

9450 anetare gjithsej

Scheffer: Nuk mund tė ketė ndarje territoriale tė Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 24 June 2008
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jaap de Hoop Scheffer tha të hënën në Prishtinë se nuk mund të ketë ndarje territoriale të Kosovës.

 

Ai i bëri këto komente pas takimeve që zhvilloi me udhëheqësit më të lartë vendas e ndërkombëtarë dhe trupat e NATO-s në pjesën veriore të vendit, skenë e kundërshtimeve të ashpra të pjesëtarëve të komunitetit serb ndaj pavarësisë së Kosovës.

Scheffer tha se NATO-ja ka marrë përsipër Krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por kjo sipas tij nuk e dëmton paanshmërinë e trupave të KFOR-it.

Ndryshimi i paralajmëruar i UNMIK-ut i cili ka administruar Kosovën për nëntë vjet me radhë, nuk ka qartësuar deri në fund ndarjen e përgjegjësive në rrafshin e sigurisë dhe ne veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

Zoti Jaap de Hoop Scheffer takoi sot edhe drejtuesit e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë të njohur me emrin EULEX. /VoA/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.46071 Seconds