Sejdiu: 80 shtete kanė konfirmuar njohjen e Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 04 March 2008
Njëkohësisht Sejdiu u shpreh i kënaqur me ritmin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, krahasuar me historinë e njohjeve të vendeve të tjera "Ne jemi të kënaqur me ritmin e njohjeve dhe mendoj se është një ritëm normal që është befasues për të mirë në krahasim me historinë e vendeve të tjera dhe kapërcimin që kanë bërë", tha Sejdiu, duke shpjeguar se (krahas 20 shteteve që tashmë kanë njohur Kosovën) janë edhe 80 shtete të tjera që kanë konfirmuar se do ta njohin Kosovën.

Me këtë rast Sejdiu ka falënderuar shtetin zviceran për njohjen e Kosovës, duke shtuar se beson se ndihma zvicerane nuk do të mungojë as tani. "Në këtë ecje të mëtejshme ne kemi besimin e plotë të mbështetjes së shtetit zviceran siç ka qenë deri më tash për zhvillimet të veçanta për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në fushat e ekonomisë dhe në bashkëpunimet në rrafshet e tjera", tha presidenti Sejdiu.

Ndërkaq, shefi i Zyrës zvicerane, Beglinger, me këtë rast u shpreh se dorëzimi i letrës zyrtare të njohjes së pavarësisë së Kosovës presidentit Sejdiu, ‘është një moment historik për të dy vendet”. “Qëndrimi ynë për Kosovën ka qenë i theksuar edhe më herët. Kjo letër shpreh vullnetin tonë për marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve. Ky vullnet tregon edhe një herë afrinë tonë me Kosovën dhe përkushtimin që të vazhdojmë me kontributin në sferën e sigurisë, ekonomisë etj.", tha Beglinger.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.17267 Seconds