|
Sejdiu kėrkon vazhdimin e prezencės sė NATO-s nė Kosovė |
|
|
|
Wednesday, 23 April 2008 |
|
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe njëkohësisht kërkoi vazhdimin e prezencës së tyre në mënyrë që ndërtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të jetë në parametrat e duhura të NATO-s.
Këto komente Presidenti Sejdiu i bëri pas një takimi që zhvilloi të mërkurën me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilët kanë ardhur për një vizitë në Kosovë. Kryesuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentaretë NATO-s nga Mbretëria e Bashkuar, Michael Clapham tha se kanë ardhur në Kosovë për përgatitjen e një raporti i cili do t'u shërbejë për një takim në muajin maj në Berlin. "Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe mësuar. Ne duam t'i dëgjojmë pikëpamjet e presidentit për sa i përket të ardhmes së Kosovës. Ne do të përgatisim një raport për Asamblenë Parlamentare të NATO-s që do të përgatitet si lloji drafti në takimin e Berlinit në maj", tha Clapham. Kryesuesi i delegacionit të NATO s gjithashtu siguroi se situata e sigurisë është e garantuar nga trupat paqeruajtës të KFOR it këtu dhe vlerësoi se pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë "është bërë një punë ë mirë". /qik/telegrafi/
|