|
Senati i shtetit të New Yorkut, me anë të një rezolute të miratuar javën e kaluar, përshëndeti pavarësinë e Kosovës, duke i dhënë mirënjohjen e thellë komunitetit shqiptarë në SHBA.
Kjo rezolutë u arrit në saje të punës së mirë që ka bërë në këtë drejtim, këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, pranë Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Shirly Cloyes-DioGuardi, dhe senatori i shtetit të New Yorkut, Jeff Klien. Rezoluta për të përshëndetur pavarësinë e Kosovës, u sponsorizua nga senatori Jeffrey Klein, anëtar i Senatit së shtetit të New Yorkut në Albany, dhe u formulua nga Shirli Cloyes, këshilltare e çështjeve ballkanike. Rezoluta për Kosovën: Shteti i New York-ut, ashtu si dhe komuniteti ndërkombëtar, bazuar në ekzistencën e të drejtave fondamentale të njeriut për vetëvendosje për të gjithë popujt, njeh pavarësinë e Kosovës. Është në nderin e pjesës legjislative të shtetit të New York-ut, të precipitojë me nderime deklaratën për Pavarësinë e Kosovës, shpallur më 17 shkurt, 2008, duke i njohur komunitetit shqiptar, një ndër më të mëdhatë në emigrim nga Kosova në New York. Ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës, nga Serbia, ajo që nxori në rrugë, gjithë popullin e Kosovës, si dhe dhjetëra mijë, emigrantë shqiptarë , rreth e përqark botës, si edhe në New York, në mënyrë paqësore të festonin ëndrrën dhe shpresën e tyre të kahershme për liri dhe vetëvendosje. Prej kur Kosova u pushtua ushtarakisht më 1989, e deri në luftën ajrore të NATO-s, kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, më 1999, 400,000 shqiptarë ishin në shënjestër të keqtrajtimit brutal nga ana e forcave të policisë serbe, të cilat duke përdorur forcën, përzunë nga shtëpitë e tyre, dhe i detyruan ata të vendoseshin si refugjatë në Evropën Perëndimore dhe SHBA-së, ku një pjesë e tyre u vendos në New York. Pothuajse një milion shqiptarë të Kosovës, i lëshuan të detyruar shtëpitë e tyre, dhe më shumë se 10,000 u ekzekutuan nga forcat militare e paramilitare serbe, të komanduara nga diktatori Slobodan Millosheviq, i cili për këto krime u dërgua në Gjyqin Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavi. Kombet e Bashkuara më pas nxorën Rezolutën e Këshillit të Sigurimit "Resolution 1244" në vitin 1999, e cila i dha fund okupimit të Serbisë ndaj Kosovës, dhe Millosheviqin e quajti kriminel lufte kundër shqiptarëve, duke vendosur në Kosovë administrimin civil ndërkombëtar, deri në procesin përfundimtar të statusit final të Kosovës. Mbas dy vjet bisedime midis serbëve dhe kosovarëve me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, Kosova deklarojë më 17 Shkurt, 2008, se ajo është e pavarur duke gjetur edhe mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës Perëndimore. Më shumë se 92 për qind e popullsisë e cila përbënë shtetin e Kosovës, është e gatshme dhe shpreh vullnetin e ndërtimit të një shteti me stilin e demokracisë perëndimore, për një shtet të të gjithë qytetarëve të saj, qofshin pakicë ose shumicë, pa dallime etnike apo fetare, shtet ky që garanton të gjitha të drejtat me themeltare të njeriut të vendosura edhe me Kushtetutën e re të Kosovës. Presidenti Bush, në emër të popullit amerikan, bëri njohjen e pavarësisë së Kosovës. /INA/
|