|
Shėndetėsia, Rama fton banorėt e Lushnjės tė japin mendime |
|
|
|
Thursday, 21 February 2008 |
|
"Dialogu me Shqipërinë" për Shëndetësinë ka vazhduar gjatë ditës së djeshme në fshatrat dhe qytetin e Lushnjë.
Lushnjë- "Dialogu me Shqipërinë" për Shëndetësinë ka vazhduar gjatë ditës së djeshme në fshatrat dhe qytetin e Lushnjës, ku është diskutuar me banorët për probleme nga më jetiket, që nga pamundësia e spitaleve për të garantuar një shërbim dinjitoz deri tek qendrat shëndetësore, që janë vetëm godina ku jepen receta. Duke u ndalur pikërisht tek skema e medikamenteve të rimbursueshme, e cila është reduktuar ndjeshëm dhe çmimet e barnave që janë të papërballueshme nga ekonomitë e tyre, kryetari i PS-së, Edi Rama ka vënë theksin tek domosdoshmëria e hartimit të një politike e cila t'i jap fund këtyre fenomeneve. Në një takim që ka zhvilluar me bluzat e bardha të qytetit të Lushnjës, kryesocialisti Edi Rama ka dëgjuar sugjerimet e tyre për ta bërë shëndetësinë e vendit të eci me ritmet e duhura, me standardet europiane. Sipas Ramës, është e rëndësishme që politikat qeverisëse të hartohen në atë mënyrë, që ato të jenë të zbatueshme në terren dhe të mos mbeten thjesht dokumente pune ne zyrtarët e ministrive përkatëse. Për të arritur këtë ai dhe një herë ka venë theksin se, pjesë e dialogut dhe tryezave të bashkëbisedimit nuk duhet të jenë vetëm socialistët, por edhe specialistët më të mirë, nga të gjitha forcat e tjera politike. "Ne jemi në sinkron me nevojën e vendit, jemi në sinkron me ambiciet e shqiptareve dhe shqiptarëve për këtë vend, për qytetin apo fshatin ku jetojnë, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Jemi në sinkron me dëshirën e të gjithë shqiptarëve për t'u ndarë nga një politikë e vjetër e konflikteve, e sherreve, e ndasive, e përçarjeve, e paragjykimeve, nga një politikë e vjetër e cila e ka mbajtur peng Shqipërinë. I ka mbajtur peng shqiptaret dhe shqiptarët me mure paragjykimesh dhe që ka sunduar përmes qeverisjesh abuzive",- u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Për të bërë realitet këtë synim, Rama ka ftuar banorët e Lushnjës që të mbështesin këtë dialog për të prurë mendimet dhe sugjerimet përkatëse, për çdo çështje që ata mendojnë se duhet bërë më mirë. "Është dita, që ne të gjithë t'i japim fuqinë një politike të re, një bashkimi të ri, një besimi të ri, një patriotizmi të ri. Sot është dita për t'u ndarë njëherë e mirë nga një rrugë dështimesh 17-vjeçare të njëpasnjëshme. Sot është dita për të parë njëri-tjetrin në sy dhe për të kuptuar se flamujt e partive na kanë ndarë dhe se flamuri i idealeve dhe ideve të reja duhet të na bashkojë përtej të majtës dhe të djathtës, përtej kufijve të vjetër të partive",- tha Rama.
|