Shqipėria nė NATO. Topi: Meritė e tė gjithė shqiptarėve, jemi krenarė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 03 April 2008
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, me një fjalim emocional ka përshëndetur vendimin e sotëm të vendeve anëtare të NATO-s, për ftesën në Aleancë të Shqipërisë duke e cilësuar atë si një arritje të gjithë klasës politike shqiptarë, pozitë dhe opozitë si dhe një meritë për popullin shqiptar.

 

“Shqipëria sot dëshmon se liria dhe demokracia janë virtyte edhe të atyre vendeve që deri dy dekada më parë e kishin kthyer dhunën në institucion kundër lirisë dhe demokracisë. Sot Shqipëria shkëputet nga e kaluara e saj. Ajo ndodhet tashmë në rrugën e saj të pakthyeshme për të ndërtuar një shtet demokratik të së drejtës”, theksoi Topi.

“Reformat politike, ekonomike, modernizimi i institucioneve, lufta kundër trafiqeve dhe korrupsionit janë procese të pandashme për një vend anëtarë të NATO-s. Shqipëria është e gatshme të bëhet pjesë e politikës së sigurisë së Aleancës. Shtrirja e NATO-s në Ballkan tkurr pasigurinë në rajon dhe në mbarë kontinentin evropian”, vijoi më tej kreu i shtetit.

“Shqipëria nëpërmjet politikave të saj euroatlantike, do të mbështesë integrimin e Republikës së Kosovës sipas kritereve të ofruara nga NATO. Ne do të japim konsulencën tonë gjithashtu edhe për Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë si dhe kontribut për Serbinë. Shqipëria tashmë ndodhet përkrah atyre vendeve që vlerat e lirisë dhe demokracisë i kanë si busulla orientimi. Ne jemi krenarë për këtë akt”, përfundoi presidenti shqiptar në Bukuresht. /start/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.13423 Seconds