|
Solana: Misioni i EULEX-it vazhdon |
|
|
|
Wednesday, 30 April 2008 |
|
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, ka deklaruar pas takimit të Këshillit të Ministrave në Luksemburg se, misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) do të vazhdojë, ndërsa ka shtuar se BE-ja do të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara rreth kësaj çështjeje.
"Kudo qoftë, misioni ynë nuk shpie drejt tendosjes, ngase ky është një mision i sundimit të ligjit dhe nuk ka kompetenca që ka NATO-ja ose organizatat të tjera që kanë përgjegjësi për siguri”, ka thënë Solana. I pyetur nëse Marëveshja për Stabilizim Asociim që ka nënshkruar Serbia me BE-në prejudikon statusin e Kosovës, Solana ka thënë se për Bashkimin Evropian “çështja e statusit është neutrale”. "Për ne në BE - nuk flas për disa shtete të veçanta anëtare të BE-së - MSA-ja është neutrale nga aspekti i statusit”, ka thënë ai. Ndërkaq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse BE-ja me këtë marrëveshje e njeh Serbinë me apo pa Kosovën – Solana ka thënë se, “BE nuk njeh shtetet”. /Telegrafi/
|