Thaēi: Tadiq ėshtė kryetari i parė i njė shteti qė viziton Kosovėn e pavarur Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 27 April 2008
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, duke e injoruar vizitën e presidentit serb Boris Tadiq, ka thënë se ai është kryetari i parë i një shteti që viziton Kosovën e pavarur.

 

 

Ai ka theksuar se kjo vizitë nënkupton edhe nisjen e njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. “Më vjen mirë që me të hyrë në Kosovë, Tadiqi ndeshet me mbishkrimin: “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi, duke komentuar vizitën dydyditore të Tadiqit në Kosovë.

Kryetari i Serbisë, Tadiq, i shoqëruar nga policët e tij gjatë orëve të pasdites së sotme pritet të vijë në Kosovë, pa marrë leje nga UNMIK-u. Ai vetëm e ka informuar administratën ndërkombëtare se do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexandar Ivanko. Ai ka theksuar se për sigurinë e tij do të kujdeset policia, duke mos saktësuar se për cilën polici është fjala.

Zëdhënësi i SHPK- së,Veton Elshani, ka konfirmuar se Tadiqi do të hyjë në Kosovë rreth orës 16:00, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

Kryetari serb, Tadiq, ka paralajmëruar se do të qëndrojë në Kosovë për të festuar Pashkët Ortodokse me priftërinjtë e Manastirit të Deçanit. /ktv/telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41230 Seconds