|
Themelohen 10 biznese tė reja |
|
|
|
Saturday, 14 June 2008 |
|
Qendra për Themelimin e Bizneseve në Kosovë (Business Start-Up Center Kosovo – BSCK) në një ceremoni solemne do të bëjw ndarjen e shpërblimeve të fituesve të Garës për Biznes Planet më të mira pas një trajnimi 10 javor mbi aftësitë e biznesit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet më 23 qershor.
Janë gjithsej 45 te rinj dhe të reja që kanë ndjekur këtë trajnim, e që do të pajisen me certifikata me akreditim ECTS, ndërsa 10 nga ta do të shpallen si fituesit e Garës, të cilët do të mbështeten nga BSCK për t’i themeluar bizneset e tyre. Fituesve te Garës kjo qendër iu ofron mundësinë të bëhen afaristë/ndërmarrës të suksesshëm duke fituar, përveç trajnime praktike të zhvilluara nga ana e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar edhe benificione tjera si regjistrimin e bizneseve të tyre falas, qasje në micro-kredi të dizajnuar enkas për bizneset e tyre, përvoja ndërkombëtare e vendore, 100 orë konsulencë profesionale përcjellëse (pasi të themelohen bizneset) me qëllim të sigurohet qëndrueshmëria dhe suksesi i biznese të themeluara dhe anëtarësim dy vjeçar në Odën Ekonomike të Kosovës. Në këtë ceremoni do të jenë te pranishëm përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkësisë Ndërkombëtare, Universiteteve te ndryshme si dhe Botës se Biznesit. Ne këtë kuadër, do të organizohet edhe një Panair i cili do te jetë i mbyllur vetëm për Bizneset që BSCK ka asistuar në themelim këto dy vitet e fundit.
|