Tirana e Prishtina hedhin poshtė akuzat e HRW-sė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 06 May 2008
Tirana dhe Prishtina kanë hedhur poshtë akuzat e përsëritura nga organizata Human Rights Watch për rrëmbime të serbëve në Kosovë dhe transferimin e tyre në Shqipëri.

 

 

Duke folur për BBC-në kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi thanë se të dy vendet kanë bashkëpunuar me hetimet ndërkombëtare lidhur me këto spekulime

Berisha tha në një intervistë për BBC-në gjatë një vizite në Bruksel se lidhur me këtë çështje janë bërë tashmë hetime të gjera dhe nuk është gjetur asnjë provë për t'i mbështetur ato.

"Gjatë konfliktit Shqipëria bashkëpunoi shumë ngushtë me vendet e NATO-s dhe ka mbledhur fakte për Gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës duke e ndihmuar këtë gjykatë dhe të gjitha hetimet", tha Berisha.

Autoritetet në Prishtinë i kanë cilësuar si spekulime akuzat e ngritura nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte dhe kanë vlerësuar se ato mund të jenë bërë për qëllime politike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha për BBC-në se Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës, e cila nuk ka mundur të verifikojë dyshimet. "Ajo (del Ponte) ka kaluar në nivel të spekulimeve dhe shpifjeve dhe prapavija e saj nuk është që të vërtetohet ndonjë dyshim, por më shumë që të dëmtohet imazhi i dikujt", tha Kuçi.

"Qeveria e Kosovës konsideron se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, luftë mbrojtëse dhe luftë çlirimtare, çka është vërtetuar edhe në rastet e ngritura në aktakuza në nivelin ndërkombëtar nga Gjykata e Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë", tha Kuçi.

Human Rights Watch, i ka bërë thirrje qeverisë në Prishtinë dhe në Tiranë që të hapin hetime të pavarura mbi akuzat për rrëmbim dhe transferim të qytetarëve serbë nga Kosova në Shqipëri, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Në një intervistë për BBC-në Fred Abrahams i Human Rights Ëatch ka thënë se pohimet e organizatës janë mbështetur në dëshmitë e ofruara në librin e ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, dhe në hetimet e mëtejme të hetuesve të saj në rajonin e Burrelit në Shqipëri. /bbc/telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Powered Byzerikosovar.com
Generated in 0.78375 Seconds