|
Topolanek: Mosnjohja e Kosovės, zgjidhje mė e keqe se njohja e saj |
|
|
|
Thursday, 17 April 2008 |
|
Kryeministri i Çekisë, Mirek Topolanek ka vlerësuar se, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është zgjidhje më e keqe sesa njohja e saj dhe do të sillte deri te zhvillimi tërësisht i pakontrolluar i ngjarjeve në Ballkan.
Në një intervistë për revistën çeke "Exporter", Topolanek ka thënë se deri të shpallja e pavarësisë ka çuar zhvillimi i ngjarjeve prej pasluftës në Kosovë. "Më duhet të them se kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk ekziston asnjë zgjidhje e mirë. Zgjidhja më pak e keqe është të njihet pavarësia e Kosovës, pa marrë parasysh sa e vështirë mund të jetë kjo zgjidhje për qytetarët çekë apo disa ministra”, ka thënë Topolanek. "Tash, synimi kryesor për ne është që në territorin e Kosovës të zotëroj paqja, jo vetëm pse kemi ushtarët tanë atje, por edhe që të respektohen të drejtat e pakicave si dhe të mbrohet prona dhe trashëgimia kulturore”, ka shtuar ai. Kryeministri i Çekisë ka vlerësuar se qeveria e Kosovës është në gjendje të sigurojë këtë gjë, ndërsa si zgjidhje të vetme afatgjate ka potencuar integrimin e të gjitha shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian, përfshirë këtu edhe Serbinë, ngase, sipas tij, historia ka treguar se në këtë mënyrë armiqtë e dikurshëm mund të bëhen aleatë të mirë. /Telegrafi/
|