Tragjedia, Berisha: Reforme teresore ne institucionet e sigurise kombetare Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 23 March 2008
Kreu i qeverise thote se drejtesia duhet te veproje per te zbardhur pergjegjesite per tragjedine e Gerdecit, kurse shteti duhet te procedoje me reforma te thella.

 

Per te dyten dite rradhazi kreu i qeverise Berisha theksoi se institucionet e sigurise kombetare kane nevoje per nje reformim teresor. Pas urimit te percjelle per gjithe besimtaret katolike me rastin e festes se Pashkeve, kreu I qeverise deklaroi se drejtesia duhet te veproje me forcen me te madhe per te zbardhur pergjegjesite per tragjedine e Gerdecit, kurse shteti duhet te procedoje me reforma te thella. Pyetjes nese duhet shkarkuar apo jo kreu i SHISH Berisha iu pergjigj se reformimi i institucioneve dhe shkarkimet jane dy ceshtje te ndryshme. “Reformat dhe shkarkimit jane dy gjera te ndryshme. Pa reforma, cilindo qe te shkakrosh dhe te vendosesh, siguri nuk ke. Siguroj shqiptaret se per parandalimin e ketyre ka vetem nje rruge te sigurt, reformimi. Duhet bere nje sudim I te gjitha sistemeve. Prokuroria te nxjerre pergjegjesite institucionale, por pergjegjesite jane me gjere. Ne rast se ne bejme nje studim, nje analize serioze dhe ndermarrim reformat e ketyre institucioneve I vendosim ato ne pozicione te atilla qe raste si ky te mos u shpetojne me. Vetem reforma e SHISH e zgjidh kete problem, reforma teresore e institucioneve te sigurise kombetare. Ajo qe ndodhi-ndodhi se pergjegjesite dhe drejtesia duhet te veprojne me forcen me te madhe te ligjit, porse vendi dhe shtetit duhet te procedojne me reforma me te plota qe te mos ndodhe kjo” tha Berisha.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 1.76960 Seconds