Udhėheqėsit mė tė lartė shtetėrorė kanė vizituar kryeministrin Thaēi Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 08 June 2008
Me rastin e sulmit kriminal mbi shtëpinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15, kryeministrin të shtunën e vizituan presidenti i Republikës se Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit te Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ministra të Qeverisë së Republikës se Kosovës si dhe bartës të tjerë të institucioneve shtetërore.

 

 

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka pranuar telefonata nga autoritetet e SHBA-ve, të BE-së, NATO-së, si dhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe nga shumë kryetarë të partive politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si Edi Rama, Ilir Meta, Ali Ahmeti, Bardhyl Mahmuti, Bexhet Pacolli, Nexhat Daci, personalitete të shumta të jetës politike dhe publike të Kosovës etj.

Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin e tyre për këtë akt kriminal, i cili i cilësua si akt i drejtpërdrejt ndaj personalitetit të tij, dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht ky sulm u cilësua si sulm ndaj të arriturave dhe progresit të gjithmbarshëm të Kosovës, njofton Zyra për informim pranë Qeverisë së Kosovës. /rtk/telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39779 Seconds