Vritet njė police e SHPK-sė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 13 May 2008
Në rrugën De Rada, në motelin "Parisi" në Prizren, mbrëmë është qëlluar për vdekje një pjesëtare e SHPK-së. Prokurori Publik që ishte njoftuar për këtë rast, hetuesit dhe zyrtarët e krim-teknikës që dolën në vendin e ngjarjes gjetën në katin e dytë të këtij moteli viktimën H.B 17.05.1964 (pjesëtare e SHPK-së) e cila u gjend e plagosur me armë zjarri në kokë e që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e saj zyrtare.

 

 

Viktima menjëherë ishte transportuar në Spitalin Rajonal në Prizren e më pas, pasi gjendja shëndetësore ishte e rëndë është transferuar në QKUK në Prishtinë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ti shpëtuar jetën, viktima ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga arma e zjarrit, thuhet në njoftimin e SHPK-së.

Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes hetuesit kanë zbuluar në vend të ngjarjes një armë pistoletë Glock 9X19 (pistoletë zyrtare) me 14 fishekë si dhe një gëzhojë.

Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar një mashkull shqiptar të Kosovës, i cili kishte qenë duke e shoqëruar viktimën.

Trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetuesit e SHPK-së janë duke zhvilluar hetimet e tyre për të zbuluar rrethanat dhe faktet e tjera relevante për këtë rast të cilësuar fillimisht si vdekje e dyshimtë.

H.B ishte pjesëtare e SHPK-së dhe i përkiste gjeneratës së 16-të. Ajo kishte shërbyer në rajonin e Pejës në qendrën rajonale të komunikimit.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.33110 Seconds