| Zannier: Realiteti i ri nė Kosovė ma ka vėshtirėsuar punėn |
|
|
| Saturday, 26 July 2008 | |||||||
|
Zannier, theksoi para Këshillit të Sigurimit se realiteti i ri në terren, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e ka vështirësuar përmbushjen e misionit të UNMIK-ut. Mundësia e UNMIK-ut për të kryer pjesën më të madhe të funksioneve të tij administrative ka ndeshur vështirësi të shumta, si rezultat i veprimeve të qeverisë së Prishtinës dhe serbëve të Kosovës. Zannier veçoi si një tjetër sfidë ndaj autoritetit të UNMIK-ut, strukturat paralele të komunitetit serb, gjë që e kanë ngushtuar tej mase sferën e operimit të UNMIK-ut: "Si rezultat i thellimit të divergjencave në qëndrimet e komunitetetit serbe dhe autoriteteve shqiptare, terreni në të cilin operon UNMIK-u ka ndryshuar. Që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës, ushtrimi i autoritetit tim ligjor dhe Rezolutës 1244 është bërë gjithnjë e më i vështirë në praktikë. Nuk jam më në pozitë për të nxjerrë ligje". Si rezultat i kësaj situate, UNMIK-u po përgatitet për të ri-konfiguruar misionin e tij. Kapaciteti i UNMIK-ut do të pakësohet në fusha ku praktikisht nuk funksionon, ndërsa do të vazhdojë punën në drejtim të mbarëvajtjes së pakicave. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, përmendi fillimisht masat që qeveria e Kosovës ka marrë për mbrojtjen e pakicave në Kosovë. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e Prishtinës për të hyrë në bisedime me Beogradin si dy shtete të pavarur. "Ne jemi të hapur për dialog", theksoi ministri i jashtëm i Kosovës. Ai tha se Kosova dhe Serbia janë të lidhura nga pikëpamja gjeografike, e infrastrukturës dhe në aspekte të tjera. Zoti Hyseni premtoi se qeveria e Kosovës do të vazhdojë të reagojë me moderim dhe të vazhdojë të punojë nga afër me autoritetet e Kombeve të Bashkuara ndërkohë që realizohet rikonfigurimi i pranisë së tyre në Kosovë. Ministri shprehu bindjen se vendosja e Eulex-it në gjithë territorin e Kosovës do të ndihmojë në forcimin e sigurisë në vend. Në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq theksoi përsëri kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës dhe nevojën që të vazhdojë respektimi i rezolutës 1244. "I përmbahemi deklaratës sonë se përpjekjet e Kosovës për pavarësi përbëjnë janë kundër Kartës së OKB-së, Aktin Përfundimtar të Helsinkit dhe traktate të tjera të politikës moderne. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës ka vënë në pikëpyetje serioze domethënien e Rezolutës 1244". Ministri i Jashtëm serb shprehu zhgënjimin e Beogradit, ndaj asaj që e cilësoi si qëndrim pasiv i Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur autoritetin e tij ekzekutiv, që e merr mandatin nga Këshilli i Sigurimit. Duke folur për rikonfigurimin, Jeremiq tha se rikonfigurimi duhet të realizohet në bashkëpunim të plotë me Serbinë dhe në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, si e vetmja mënyrë për një zgjidhje që gëzon legjitimitet: "Zëri i Serbisë në rikonfigurim dhe zhvillime të mëpasshme, nuk duhet të lihet jashtë apo të injorohet. Ky ri-konfigurim duhet të mos cenojë autoritetin e OKB-së, nuk duhet të kapërcejë kufijtë e rezolutës 1244 dhe nuk duhet të cenojë integritetin territorial të Serbisë". /Zëri i Amerikës/
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



