Koordinatori i posaçëm i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek ka deklaruar se të gjitha shteteve në Ballkan duhet dhënë statusin e kandidatit për hyrje në Bashkimin Evropian.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon nuk është duke planifikuar emërimin eventual të ndonjë ndërmjetësuesi të ri për Kosovën, ka thënë për mediat serbe zëdhënësi i sekretarit Ban, Brendan Varma.
Ekspertët kosovarë të ekonomisë kanë deklaruar se Serbia kurrsesi nuk mund të pengojë Kosovën të hyjë në Fondin Monetar Ndërkombëtar e në Bankën Botërore. Ata thonë se Kosova tashmë ka siguruar 60% të votave për të hyrë në këto institucione, ndërsa aderimi i saj brenda tyre pritet të ndodhë brenda gjashtë muajsh.