EKSLUZIVE : Zana Krasniqi dashuron Lorikun
Tuesday, 06 January 2009

Modelistja kosovare, Zana Krasniqi, sipas të gjitha gjasave ka filluar një lidhje intime me kapitenin e Olimpique Marseille, Lorik Cana. Gjatë ditës së djeshme, në faqen...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Djeg ndėrtesėn duke i djegur rrobat e ish tė dashurit
Sunday, 14 December 2008

Policia në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar Donna J. Duell nën akuzën se, duke i djegur rrobat e ish të dashurit të saj në...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Etoo: Ende nuk mund tė flitet pėr titull
Sunday, 14 December 2008 | vigan

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Etoo, i cili shënoi golin e parë të fitores së mbrëmshme prej 2-0 ndaj Real Madridit, dhe huqi një penalti, thotë asnjëri...
+ E Plote

Artikuj te tjere

5 vjet “Zonė e lirė”, Arjan Ēani nė njė natė deliri Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Saturday, 28 June 2008
 Një mbrëmje për t’u mbajtur mend gjatë. Plot 27 të ftuar, personazhe të rëndësishëm nga fusha të ndryshme por dhe miq të programit “Zonë e lirë”. Blushi, Gjebrea, Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Mimoza Ahmeti, Fidel Ylli, Henri Çili, Poni, Adrian Gaxha, Stine, Çiljeta me Ingrid Gjonin, Erion Veliaj i G 99, Kastro Zizo, Sinan Hoxha dhe të ftuarit nuk kishin fund mbrëmë... Dhe ashtu si vjet, që mbrëmja të jetë e veçantë dhe speciale, një studio e improvizuar në natyrë, pikërisht në Ibë, Çani e pagëzoi mbrëmë me emrin “Ibe City”, në Teatrin veror Kame, të regjisorit të njohur Gëzim Kame. Dhe rezultatin e patë vetë. Një spektakël i jashtëzakonshëm, i garantuar nga të ftuarit, por edhe nga mjeshtëria e drejtuesit të tij, Arian Çani. Nata Gala e cila zgjati më shumë se 5 orë, solli para shikuesve, personazhet e njohur, të parë në një këndvështrim që Çani e ka krejtësisht të veçantë nga çdo moderator tjetër.
Asnjë klishe, asnjë frazë boshe dhe standarde, biseda të lirshme dhe batuta pa fund pasi vetëm ështu mund të arrish të bëhesh interesant para publikut të stërlodhur nga skemat standarde. Por siç ndodh gjithmonë edhe në jetën e përditshme, kur je në një ambient të këndshëm, mes miqsh me të cilët ta ka enda të bisedosh he një muzike ritmike, edhe pak pije do t’i jepte më shumë lezet ndenjes. Nuk diskutohet që flamurtari në këtë rast është Kastro Zizo, por nuk mbeten pas as Ingridi, Çiljeta, Zajmina etj. E si mund t’i rezistosh koktejleve “Sex on the Beach”, Mohito apo wiskive të servirura nën një qiell të hapur? Dhe pikërisht atëherë emocionet që të krijojnë kamerat bëhen inekzistente dhe gjithçka ndodh aty mund të përkufizohet në dy fjalë: delir dhe ekstazë televizive. Lezetin mbrëmjes ia shtuan edhe më shumë 130 studentët e UET, të cilët i solli aty vetë drejtuesi i këtij universiteti si dhe miku i programit të Çanit, Henri Çili. Edhe pse të ftuarit ishin të shumtë dhe mjaft të këndshëm, Ariani tregon se u mërzit pak që Big Mama nuk pat mundësi të vijë për një arsye banale, siç ishte ajo e mungesës së pasaportës. Po kështu edhe filozofi i njohur Artan Fuga nuk u bë dot pjesë e programit për disa arsye të tij personale. Por mos kujtoni se “kurthit të ëmbël” të asaj atmosfere deliri i shpëtoi Çani, ai që kishte organizuar gjithçka, pasi edhe ai u bë pre e alkoolit dhe sipas informacioneve tona, erdhi goxha në qejf aty nga fundi i delirit. Po edicioni tjetër? Do startojë më 19 shtator, por siç e dini Ariani është i pa-parashikueshëm. Pra, dimë që do të ketë përsëri “Zonë të lirë”, por nuk e dimë ende se në cilin ekran kësaj here.Në bisedë me Çanin
përpiqemi të mësojmë më shumë për programin e tij dhe planet për të ardhmen. “Zonë e lirë”, u bë 5 vjeç,
misioni, “të gjithë të lirë dhe pa komplekse”. Ky sukses padyshim ishte meritë e ideve dhe punës tënde. Por edhe programi besoj se të ka mësuar dhe të ka dhënë shumë apo jo? Padyshim, do më marrë aq shumë malli për atë natë deliri që kaluam mbrëmë... Te ftuarit të gjithë personazhe të dashur dhe të rëndësishëm në këtë vend, iu përshtatën aq bukur asaj feste me rastin e 5-vjetorit të “Zonë”-s dhe mbylljes edhe për këtë sezon... Nga personazhi i parë i orës 21:00 deri tek ai i orës 01:00 pas mesnate, si ndryshon gjendja juaj shpirtërore në atë studio? Vjen kreshendo...Mund të vazhdoja dhe gjithë natën po të kisha mundësi... Ka momente kur ju i thoni vetes, “e ekzagjerova”, “ia futa kot”? Jo nuk para ndodh...Unë jam i një maniak i sensit të masës dhe ekzagjerimi mbetet gjithnjë i kontrolluar... Përballë femrave të ftuara, si ju duket vetja më shumë provokues, tundues apo ironik? Tundues...Ishin të gjitha si shpirt... Nëse do të duhej ta bënit emisionin në një vend krejtësisht të hapur, ku mund ta bënit tjetër përveç lokalit të Gëzim Kames? Nuk e di...për momentin vetëm “Teatri Kame” m’u duk më i përshtatshëm... Tashmë që janë bërë 185 emisione, jeni në gjendje t’i kujtoni të gjithë të ftuarit? Jo është e pamundur, por sigurisht që më të mirët mbeten natyrshëm në mendjen time... Ka nga ata që argëtohen, të tjerë që mbeten të pakënaqur. Mendoni se ndonjëherë bëni diferencime në mënyrën se si i trajtoni të ftuarit? Jo. Nuk do ia lejoja vetes...”Zona” është një format që vizaton karakterin dhe sjelljen publike të çdo të ftuari...Ata zbulohen vetiu në këtë format të madh... Disa mendojnë se është tipi yt që i bën të ndihen ashtu, të tjerë e justifikojnë me formatin e emisionit. Ju ç’mund të thoni? Janë të dyja. Njëra nuk do funksiononte pa tjetrën.
Nëse njëri nga të ftuarit do të ishte Arian Çani, si do e titullonit intervistën për të? Do ta titulloja “Çani kundër miteve”... Sezoni i ardhshëm “Zonë e lirë”, si mund të fillojë, farë do ketë ndryshe? Do të ketë disa surpriza, por thelbi është i njëjtë...
 
 
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Cila eshte kengetarja me seksi Shqiptare?
 

Foto te Rastit

bleona

bleona

Date: 09/28/2008 Views: 6292

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

Te Rejat e Fundit

GALERIA SHQIPTARE ME ALBUME TE NDRYSHME!

TOP FOTOGRAFITE NE GALERI!

Per ti pare fotografite me te medha klikoni mbi to.

Albume te tjera te cilat gjinden ne galerine tone :

BUKUROSHET SHQIPTARE - KLIKO

PAVARSIA E KOSOVES - KLIKO 

ELITA KOMBETARE - KLIKO 

SPORTI SHQIPTAR - KLIKO

Vizitoret Online

Kemi 5 miq dhe no anetare online

10613 anetare gjithsej

Anetaret

10611 Anetare
2 Te Rinj Sot
57 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: Otladr

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Generated in 1.16752 Seconds