ADELINA: 3000 Euro pėr tė kėnduar nė “Big Brother” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 23
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 03 June 2008

Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën.“U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”, prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas.

Per ta lexuar gjith lajmin klikoni " Lexoni permabjtjen". 

 

Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli, është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”.

“Mujtëm me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim. Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për në koncert. Edhe pse mund të duket një shifër marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë, është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë edhe një udhëtim pune në Tiranë. Nëse Adelina e kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu, pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës 12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm me nejt më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të shkojmë gjetiu…”, psherëtin ajo, teksa thith ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i cili ka vetëm pak ditë është hedhur në tregun mbarëshqiptar.

KONTRATA ME “SUPERSONIC”
Kjo ardhje në Tiranë, nuk ka qenë tjetër veçse një rrugë e dy punë për Adelinën. Edhe pse kishte programuar që të largohej nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme, duket se diva e muzikës shqiptare, ka pasur edhe disa takime pune. Një prej tyre ka qenë edhe me drejtues të shtëpisë diskografike “Super- Sonic”, e cila ka marrë përsipër të gjitha të drejtat e shitjes së albumit të saj të fundit “Feniks” në Shqipëri. “Adelina është shumë e kënaqur nga shitjet e deritanishme të albumit tëri, por nuk ka plane për koncerte në Shqipëri. Albumi “Feniks” ka edhe një këngë për kryetarin (Ibrahim Rugovën), e kishte amanet”, shton Mona, e ëma e këngëtares Adelina Ismajli, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e dy vajzave të saj artiste. Për sa i takon vajzës së dytë, ajo rrëfen se pas publikimit të videoklipit “Nga 1 deri në 10”, Zanfina për momentin është duke u marrë me provimet universitare, pasi për pak i duhet që të diplomohet, prandaj edhe ka lënë pas dore për momentin ofertat për koncerte që i janë bërë së fundmi.

Burimi: Gazeta Panorama

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
vigan   |2008-06-03 22:08:26
3000 euro per 10 minuta..haha =).
Shqiptaromania  - I Love Adelina   |80.91.112.xxx |2008-06-04 09:27:34
Mendoj qe meritonte me shume,

e pate sa shemtuar e priten ata konkurentet e
big brother....gati sa nuk than kush eshte kjo, pse na e keni sjelle. turp turr,
te mos njohesh the queen..
kema  - pak i ka marr   |80.80.161.xxx |2008-06-04 11:30:21
shume pak ju ka marr beso adelina per 10 minuta ka vler 10.000 euro me kendu ti
admin vigan.ADELINA KING OF MUSIC
blerta  - bukuroshja mertion pak ma shum   |82.114.85.xxx |2008-06-06 14:53:40
te jesh si adelina ismaili meriton gjithqka e jo vetem 3000euro
Anonymous  - eee adelina   |79.126.176.xxx |2008-06-04 12:36:22
ska lidhje a e pranojn mire apo jo ne shqiperi, ajo paret i do.hahaha
anna  - he   |81.247.200.xxx |2008-06-06 20:06:41
normal qe 3000 euro jan shume per 10 min eshte e mire po se di ca pat olsi kur
tha a eshte delina kjo,a kam adhuruar gjithmone po kohet e fundit adelina ka
ndryshuar po kendo me lloj lloj kengetaresh
sweetbaby  - Me pelqen   |2008-06-19 08:48:46
Shume me pelqen kjo kengetare e meriton ti mari 10000 euro eshte me e mira ne
shqiperi.Vazhdo keshtu se je yll.Respekte nga VLORA
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.16948 Seconds