|
Adelina dhe Shpati nė top listen e Videove |
|
|
|
Monday, 24 March 2008 |
 Tre vendet e para në listën e videove më të shikuara në you tube shkojnë tek këngëtarët kosovarë. Çuditërisht më i klikuari është Shpat Kasapi dhe videoja e këngës “Sonte do të pi”. Edhe pse disa nga bukuroshet shqiptare e kosovare kanë lanccuar këngë të reja në këtë fillim viti një mashkull ka arritur të tërheqë më shumë vëmendjen e publikut. kështu videoklipi i Shpatit ka qenë më i shikuar edhe në raport me videot e reja të Adelinës, Zanfinës, Ciljetës apo Ingrit Gjonit. Në vendin e dytë qëndron sërish një bashkëpunim këngëtarësh kosovarë.
Kënga “All Night” e kënduar nga Etno Engjujt, Lyrical Son, Kaos, Besnik Qaka ka lënë pas në vendin e tretë klipin e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli dhe këngën dedikuar të dashurit të saj, “Trimit tim”. Megjithatë duke llogaritur faktin, që të gjithakëto klipe nuk janë postuar në internet në të njëjtën kohë, vlen për t’u theksuar që klipi i Adelina Ismajlit ka pasur numrin më të madh yt klikimeve në harkun më të shkurtër kohor. 46.814 vizitorë brenda 10 ditëve, ndërsa klipet e vendit të parë dhe të dytë, kanë më shumë se një muaj, që qëndrojnë në internet. Sipas albaniac, që publikun të dhënat në internet, videoja e Shpatit numëron 84.228 klikime, vendi i dytë shënon 47.111 vizita dhe Adelina ka tërhequr vëmendjen e 46 814 fansave. Më pas renditen Adrian Gaxha dhe Tamara Vrcak, Zanfina Ismaili, Blero dhe Leonora Poloska, Genta, Big Mama, Ciljeta dhe Ingrit Gjoni.
|