| Alma Ajazi Modelja Shqiptare ka ambicie per te pushtuar ambasadat |
|
|
| Sunday, 22 June 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
MODELJA QË TREGOI TËBRENDSHMET E ZEZA Një palë të brendshme të zeza, mund ta shqyejnë fantazinë e lodhur të një politikani.
Por që ai ta mbledhë mendjen shpejt, duhet të jetë mendjehapur, pasi modelja shqiptare, që jeton në Shtetin e Michiganit, ka vendosur të mos u tregojë më të brendshmet transparente, por ndoshta mund të zhvishet fare nga komplekset, kur bëhet fjalë për t’i hyrë politikës.Ishte 16 vjeç kur në skenën e improvizuar të Butrintit, fitoi vendin e dytë në Miss Shqipëria. Më pas të pozonte për agjenci, dhe të zhvishej para objektivit, iu kthye në pasion të madh. Tani është 24 vjeç, dhe ka vendosur të hyjë në tjetër rrugë, atë të diplomacisë. Por ajo s’mund të lërë pas dore modën, dhe eksperiencat e saj në: “Fashion show” për John Rixhmond X,British Designer, Aveda Fashion Show, Prodigy Fashion Show, modele për revistën DL në Michigan, si dhe për Detroit Pistons. Por a do të vazhdojë të pozojë ende me të brendshme? Ajo e jep vetë përgjigjen. “Eh, kam dashuri për fotografinë, por tani jam në një kapitull tjetër të jetës time...” LARGIMI NGA SHQIPËRIA Në Tiranë përfundoi vetëm katër klasë. Që nga viti 1995 jeton me familjen në Michigan, dhe sapo është diplomuar në degën Shkenca Politike, në Oakland University. Por ka vendosur që me diplomën që e mori në datë 3 maj, të ndryshojë jetën. “Ishte një ndjesi tepër prekese dhe emocionuese për mua, pasi është kjo diplomë që do më bëjë të përballem me të ardhmen, duke më krijuar mundësitë për t’i hyrë fushës së politikës”. Eshte në koherencë të lajmeve ALMA AJAZI në fushën e të drejtave të njeriut, pasi është anëtare e Amnesty International dhe e sheh me lupë, gjithçka që ndodh në jetën politike këtu. PLANI PËR DIPLOMATE NË AMBASADAT E SHBA-SË Modele apo politikane? E si mund të qëndrojnë këto dy profesione bashkë?! Arti dhe Pozimi yt që ka zgjatur më shumë? Ka qenë pasioni pas fotografisë, dhe mendjen s’e kam patur tek minutat. Pozimi artistik nudo? Joshëse nëse është bërë me shije dhe tregon esencën e femrës. Mendoj se një femër e veshur është me provokuese duke stimuluar mendjen tek njeriu. Cilin ekstrem mund të kapni në këtë lloj pozimi? Ekstremet nuk më pëlqejnë, duhet të ketë gjithmonë një balancë. Sikleti më i madh që ke ndjerë gjatë një pozimi? Nuk kam pasur ndonjëherë siklet, pasi mund ta konsideroj “tango”, pra një bashkëpunim he komunikim me fotografin. Fotografi që ëndërron të bësh një set? Është Jacques Olivar. Partneri yt, më mirë politikan, apo model? Një partner që ka një profesion me të cilin ai ndihet konfident dhe që e dëshiron. Për të mbajtur trupin në formë më mirë të bësh dashuri, apo të shkosh në palestër? Kam programin tim si të ruaj linjat dhe të jem në formë. Si do të pëlqente fustani i nusërisë? Do më pëlqente një fustan i thjeshtë dhe fin, pasi tek thjeshtësia gjithmonë qëndron bukuria. Më mirë të brendshme të zeza, apo të bardha? Nuk kam pasur ndonjëherë frikë nga ngjyrat. I dashuri, i bardhë apo mengjyrë? Do ishte absurde që një njeri të gjykohet nga ngjyra e tij. Ç’mund të më thoni për Obamën? Para disa ditësh keni qenë e pranishme në një fjalim të tij... Është një kandidat i përgatitur. Inteligjent, orator i përkryer, dhe arma më e fortë, që ka është karizma e tij. Cila është ironia më e madhe në jetën e njeriut? Ironia në jetë nuk është sa shpejt jeta mbaron, por sa me vonesë njerëzit presin ta nisin jetën e tyre. Emri: Alma Ajazi Datëlindja: 6 maj 1984 Gjatësia: 1.73cm Pesha: 52 kg Flokët: Të Zeza Sytë: Jeshil/Blu
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




E ka nisur duke pozuar me të brendshme, dhe ka zhveshur imagjinatën e të gjithëve. Sepse është modele, që pozon me të brendshme të zeza. Brune tipike shqiptare, që donte të tërhiqte vëmendjen e amerikanëve, gjithnjë të zalepsur pas bjondeve. Por kujdes, se nga një shqiptare çfarë nuk pret. Alma Ajazi rrëfen planin për të “pushtuar” ambasadat e SHBA-së në botë.