Arbri sėrish me Madalenėn, Besarta e braktis Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 8
I dobėtMė i miri 
Thursday, 24 July 2008

Mungon Besarta dhe grupi i “xhelozëve” të fituesit.Nëse pak ditë më parë Arbri ishte paksa konfuz me ardhjen e Madalenës në Tiranë, dy ditë më parë është ndier më në formë, teksa vajza që ka dashur gjithmonë i ka qëndruar në krah, gjatë promovimit të nismës së tij. Ai ka hapur zyrtarisht zyrën e re për projektin e shumëpërfolur, për të startuar kështu ëndrrat që filloi t’i thurë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Nuk e dimë ende me siguri, nëse mes tyre ka nisur gjithçka nga e para, megjithatë fakti që Madalena ka qenë krahu i djathtë i Arbrit në nismën e tij, tregon se ata më në fund janë pajtuar. 

 

Madje vajza bukuroshe nuk ka nguruar që edhe të pozojë para medias, ndoshta për të konfirmuar se lidhja e tyre tani, nuk ka më ato tone mërzie që kishte kur Arbri hyri në “Big Brother”.Por duket se ceremonia e promovimit ka qenë një festë e vërtetë, kur nuk kanë munguar jo vetëm disa nga ishprotagonistët e “Big Brother”, por edhe emra të njohur të politikës, të cilët duket se janë edhe mbështetës të Arbrit në projektin e tij, për një Shqipëri ndryshe. Në listën e personaliteve që kanë qenë të ftuar Erion Bogdani, Lajla Përnaska, princi Leka, Arbana Osmani, si dhe miqtë më të ngushtë të Arbrit mes të cilëve Jonida, Ilda, Romina dhe Julinda, por kanë munguar disa prej tyre, mes të cilëve Besarta, për të cilën u fol se ata u lidhën gjatë udhëtimit të fundit në Kosovë. Nuk dihen ende arsyet e mungesës së Besartës, por së
bashku me të në ceremoni nuk u shfaq as Poli, Ina dhe Shkëlqimi. Arbri ka premtuar sërish se me shumën prej 50 mijë euro që ka fituar nga “Big Brother” projekti i tij parashikon që të fokusojë të gjitha problemet që shqetësojnë shqiptarët, mes të cilave ato ekologjike, trashëgimisë kulturore, ndërtimi dhe rikonstruksioni
i mjediseve shkollore, sportive apo argëtuese.Urojmë që në këtë projekt një vend të rëndësishëm të ketë edhe Madalena, që këto ditë i ka qëndruar afër Arbrit në realizimin e projektit të tij.

Gazeta Panorama

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
faton  - salcano   |77.28.53.xxx |2008-07-24 14:54:34
O ARBER MANDALENA KA ARDHEN VETEM ME MOR NJE PERQINDJE TEK BUGJETI YT. rotori &
statori
dafina  - arber&bessa   |80.80.161.xxx |2008-07-24 18:49:06
valla un me thon t'drejten kisha pas qef arbri me kalu me besen se usht djal
shum i menqur edhe qe i vyn beses se ajo shum e budallme..gjithashtu magadalena
sum pelqen hiq(L)
mr.arlind   |80.80.174.xxx |2008-07-24 22:06:48
ehhhhh parja po e sjell boten sot hahahah nuk te don kerkush me zemer por veq
per pare heheh
FATA  - TRADHTIA   |77.28.51.xxx |2008-07-25 10:23:28
SKENDERBEU U MARTUA ME DONIKEN QE TI BASHKOJ FISET ILIRE NDERSA TI QE NE FILLIM
TE ***IERES SATE KE DESHTUAR SEPSE JE LIDH ME NJE ITALIANE,QE DO TE THOTE SE
SHUME LEHTE E SHET SHQIPERINE iTALISE POR POPULLI NUK ESHTE NAIV KURRE NUK DO TE
VOTOJ TY .TUNG.
Anonymous   |213.163.118.xxx |2008-07-25 11:14:04
O Arber tu gzoft zemra qe koke kthy me Madalenen se jo qe paskan shkru ma nalt
qe ajo u ardh per paret e tu po ty te kish ra qe si u bone me pare e harrove te
dashuren qe ki sa vjet me te veq perpara se qift ideal jeni fat edhe sukses edhe
ne te ardhmen
anonim  - ssss   |82.114.72.xxx |2008-08-06 15:22:13
I din meta punt e veta:p net shkojn me kan te dojn arbri pare ka bo a po don
qikat mi ju ngjit permas tash :p
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.37743 Seconds