| Ēiljeta: Ēfarė mendoj pėr homoseksualitetin e Shpatit |
|
|
| Thursday, 05 June 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
Per ta lexuar gjith lajmin klikoni "Lexoni permbajtjen".
Nga një këngë tek tjetra, nga një klip tek tjetri, ajo tashmë është jo vetëm njëra nga këngëtaret e muzikës sonë të lehtë, por edhe një nga më të pëlqyerat. Për të mos folur për klipet e saj ku performanca e vajzës seksi ia shton edhe më shumë bukurinë këngës. Së fundi Çiljeta ka rritur pretendimet e saj duke bashkëpunuar me kompozitorë dhe këngëtarë me emër dhe suksesi nuk ka vonuar. Ka marrë një çmim tek “Kënga Magjike” me këngën “Serenata” ku ka kënduar me Endrin dhe Stefin, çmimin si këngëtarja më e mirë femrat tek “Top Fest 5” dhe së fundi çmimin e medias tek “Netët e klipit shqiptar”. Në fakt ky i fundit është me të vërtetë një ëmim i merituar për Çiljetën pasi ajo është një personazh shumë mediatik dhe shumë e disponueshme për të gjithë ne gazetarët. E pyetur për planet e saj artistike Çiljeta tregon se së shpejti do të dalë klipi i saj me Ingridin si dhe po përgatitet për një duet tjetër me vëllezërit korçarë Endrin dhe Stefin, këngë e cila do të jetë përsëri ritmike, tamam ashtu siç e do vera. ÇILJETA PËR SHPATIN
Mbase edhe për faktin se njëri banon në Shqipëri dhe tjetri në Maqedoni. Çiljeta tregon se me të gjithë kolegët e saj këngëtarë ka marrëdhënie shumë të mira duke lënë mënjanë idenë se ata janë konkurrentë në treg dhe mund t’i marrin suksesin njëri-tjetrit. Një tjetër kuriozitet donim të shuanim nëpërmjet prononcimit të Çiljetës e cila shkon kaq mirë dhe i njeh kolegët e saj. Duke u kthyer tek Shpati për të cilin kohët e fundit është thënë sikur ai ka preferenca homoseksuale, ishim kuriozë të dinim se çfarë mendon Çiljeta. “Nuk mund ta besoj asnjëherë se Shpati është homoseksual. Nuk kam parë asnjë shenjë të tillë dhe mbi të gjitha ai ka një të dashur shumë të bukur, fakt që i shuan të gjitha këto dyshime. Por ju e dini se në botën e artit ka edhe shumë thashetheme. Unë personalisht nuk e besoj.”, përfundon ajo. Burimi: Gazeta Panorama
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Përsëri një çmim tjetër për Çiljetën e cila është në ditët e saj më të mira përsa i përket karrierës. Si një ish-miss dhe me një pamje të këndshme e shumë seksi, Çiljeta e filloi këngën si një hoby. Nëse iu kujtohet ishte kënga “Tekila” që e solli atë edhe nëpërmjet notave muzikore. Dhe zgjedhja e muzikës ka qenë pa dyshim një veprim i mençur i këngëtares pasi mund të jesh e bukur, por nëse nuk di të bësh asgjë në skenë, veç të tregosh bukurinë trupore, gjithçka do të mbarojë shumë shpejt. Dhe Çiljeta zgjodhi këngën.