Ēiljeta vjen me vonesė, por tėrheq vėmėndjen Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 18 March 2008
Ciljeta XhilagaEdhe pse një prej vajzave konkurrente në Miss Shqipëria, Çiljetën e kemi parë në festë vetëm në fund të mbrëmjes. Fillimisht menduam se ndoshta bëhej fjalë për ndonjë qejfmbetje mes saj dhe regjisorit Petri Bozo. Ose ndoshta nuk do të donte të ndodhej në të njëjtin ambient me Zaiminën, me të cilën është thënë se dikur kishin bërë fjalë. Por ku Çili mbërriti aty nga fundi i festës, kuptuam gjithçka. Ajo ka ardhur në shoqërinë e mikeshës së saj Ingritit dhe të dyja duket se kanë ditur të tërheqin vëmendjen e të pranishmëve, pavarësisht mbërritjes me vonesë. 
Së bashku me Çiljetën ishte edhe mami i saj Majlinda e cila e kishte shoqëruar gjatë koncertit, që këngëtarja kishte pasur në Elbasan. E pra kjo ishte arsyeja për të cilën Çili mbërriti me vonesë në festë. Ajo nuk i ka thënë dot “jo” një oferte të mirë për të kënduar në qytetin e Elbasanit me rastin e ditës së verës. Gjithsesi arriti të merrte disa momente të bukura edhe nga festa.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.15252 Seconds