Dalai Lama bekon tempullin Budist me Carla Bruni - Sarkozy Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
I dobėtMė i miri 
Friday, 22 August 2008

Dalai Lama ka inaguaruar tempullin Budist në Francën jugore sëbashku me zonjën e parë franceze, Carla Bruni- Sarkozy.Dalai Lama ka udhëhequr një kotezh me murgj të veshur në portokalli dhe të kuqe, të cilët këndonin dhe u binin trumbetave, rreth tempullit.Ceremonia u bë në tempullin Lerab Ling, i cili është vendosur në disa kodra të largëta jeshile në zonën Herault, dhe është e ndërtuar sipas stilit tradicional Tibetian. Ky ishte aktiviteti i fundit që bëri Dalai Lama në Francë pas një vizite ku kritikoi edhe lojërat Olimpike të organizuara nga Kina.

Prezenca e tij në Francë gjatë lojërave Olimpike shkaktoi tension për presidentin Nikolas Sarkozy, i cili është kritikuar jo pak herë për refuzimin që i ka bërë takimeve me liderin Tibetian. Ai ka preferuar të dërgojë gruan e tij në këtë eveniment, në mënyrë që të mos e refuzonte totalisht.

“Unë i kam thënë atij se është gjithmonë i mirëpritur në Francë” – tha ministri i jashtëm francez Bernard Kouchner, i cili mori pjesë në eveniment sëbashku me zonjën Bruni- Sarkozy.

Tempulli në ngjyrë ari dhe të kuqe Lerab Ling është nga tempujt më të mëdhenj budist në Perëndim. Ai ka qënj statujë prej ari të Budës prej 7 metrash të lartë dhe shumë figura të tjera të shenjta dhe shkrime nga bibla. Një tjetër statujë ari e Budës është e ulur në mes të një liqeni jashtë tempullit.

Shumë studentë budistë kanë ndjekur ceremoninë megjithë shiun që binte. Ata qëndrun nën çadrat portokalli të vendosura përreth tempullit.

Vizita dy javore e Dalai Lamës në Francë është fokusuar kryesisht në leksiont rreth budizmit, por ai nuk ngurroi të shprehte edhe marrëdhëniet e acaruara politike midis Kinës dhe Tibetit.

Zëdhënësi i tij tha për reporterët se Dalai Lama është i shqetësuar për ndërhyrjet në Tibet.

Komentet e tij janë shumë të ndjeshme në një kohë kur Kina po pret lojërat olimpike të cilat kushtojnë 43 miliardë dollarë.

Çështja e Tibetit u bë më serioze në muajin Mars kur forcat kineze filluan protestat. Pekini u vendos nën presion të ndalonte dhunën dhe të futej në dialog me Dalai Lamën.

Ndërkohë presidenti francez kishte paralajmëruar presidentin Francez, Sarkozy të mos takonte Dalai Lamën përndryshe “do të kishte pasoja”. Sarkozy u përgjigj se axhenda e tij nuk mund të vendosej nga Kina, por si përfundim ai refuzoi të takohej me liderin tibetian, Dalai Lamën.


Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39982 Seconds