Miqesi me Vajza e Djem

Miqesi me Vajza e djem Shqiptare

Vizitoret Online

Kemi 8 miq dhe no anetare online

8935 anetare gjithsej

Postimet e Fundit


Me shume...

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Anetaret

8933 Anetare
0 Te Rinj Sot
80 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: edii
Mentor Zhubi:Pres ftesėn nga Ari Han, dua pėrballjen me Suedinė
Thursday, 21 August 2008 | zKDeveloper

Mentor Zhubi është një yll futbolli në Suedi i cili disa herë ka refuzuar kombëtaren suedeze, vetëm e vetëm për të mbrojtur ngjyrat kuq e zi të...
+ E Plote

Artikuj te tjere

Eksluzive - Kush ishte Entela Hysko + FOTO Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 43
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 27 May 2008

 Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e "Top Media", ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave "Dëshmorët e Kombit". Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj.

Kliko "Lexoje permbajtjen" per ta lexuar gjith lajmin dhe per ta shikuar fotografine. 


Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t'i lehtësuar dhimbjen. "Më iku vajza, më iku drita e syve", flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi.

Më pas, nënë Nazimeja nis e tregon për çastet e fundit kur ishte ndarë me Entelën. "Një natë para se të më ikte përgjithmonë, kam fjetur në një shtrat me të. Burri kishte ikur në Skrapar dhe ne fjetëm bashkë nënë e bijë. Gjithë natën nuk e zinte gjumi dhe më puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diçka. Në mëngjes iku në punë, si gjithmonë. Më tha se, do të vij vonë në shtëpi, sepse do të shkoj për urim në një dasmë, por t'i mos u mërzit se do të vij në shtëpi në darkë. Në drekë, Entela më mori në telefon dhe më pyet se çfarë po bëja. Unë e pyeta, a hëngre drekë, e ajo më tha se, "tani po ha atë që më përgatite ti". Më mori në telefon edhe një herë pasdite dhe më tha mos u mërzit se do të vij në darkë. Në fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelës dhe ishte hera e fundit që dëgjova zërin", thotë e ëma e Entelës, Nazimeja, duke shpërthyer në të qara.

"Pastaj nuk më mori më në telefon. Në mbrëmje unë u bëra merak, dhe mezi po prisja që të vinte në shtëpi. Të premten në mëngjes rreth orës 6:00 vjen vëllai i një shoqes së saj dhe më thotë se, Entela ka pësuar një aksident dhe është plagosur, e kanë çuar në Spitalin numër një. Dy kushërinj më morën me makinë dhe më çuan në spitalin numër një, por atje na thanë se nuk dinin gjë. Atëherë u nisëm për në Spitalin Ushtarak. Dy kushërinjtë u futën para në spital, dhe unë atëherë e ndjeva se vazjës i kishte ndodhur diçka e rëndë. Nuk mbaj mend asgjë më shumë, sepse më kishte rënë të fikët", tregon nëna e Entelës, Nazimeja.

Tragjedia e madhe kishte tronditur të gjithë banorët e lagjes ku banonte familja Hysko. Të gjithë njerëzit e pallatit u janë gjendur pranë, duke ndihmuar për ta përballuar dhimbjen e thellë. Ata kanë njoftuar menjëherë babain e saj që ndodhej në Skrapar, djalin që ndodhej emigrant në Angli dhe vajzën në Greqi. Të shtunën në orën 11:00, Entela është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës nga njerëzit e saj të afërt dhe qindra e qindra qytetarë.

Pasioni

Entela Hysko ka lindur më 5 korrik 1980 në Çorovodë të Skraparit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e mbaroi në gjimnazin "Arben Broci" në Tiranë. Ka përfunduar Fakultetin e Akademisë së Arteve për aktrim dhe më pas Specializimin për regjizurë.

Në dhjetor të vitit 2007, Entela Hysko ka qenë e ftuar nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha në SHBA për një album fotografik. Atje është takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkëshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenë e ftuar edhe në Itali ku ka pozuar në një nga studiot më të njohura italiane.

"Entela ka qenë e dhënë pas artit që kur ishte e vogël, 5-vjeçe. Kishte pasion kërcimin dhe të bëhej aktore. Ajo merrte fëmijët e tjerë dhe i organizonte për koncerte imagjinare. Unë i kam qëndruar pranë gjithmonë dhe për t'ia realizuar dëshirën e dërgova në Tiranë për të mbaruar edhe shkollën e mesme.

Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Arben Broci" në vitin 2000. Gjatë asaj kohe është marrë edhe me aktivitete kulturore. Më pas, vazhdoi shkollën e lartë për aktore dhe pasi e përfundoi atë, filloi specializimin për regjizore. Të dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera", tregon nëna e saj. Ajo thotë se kur vinte në shtëpi Entela vetëm lexonte libra. "Fli, ti mami, se unë këtë punë kam", më thoshte.

Puna

Nëna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar më shumë se dhjetë vjet në "Top Albania Radio" dhe "Top-Channel". Ajo thotë se, ka punuar me përkushtim dhe pasion në këto media, por njëkohësisht shpreh keqardhje se nuk i kanë shkuar për ngushëllim drejtuesit e këtyre mediave dhe shoqëria e punës. "Vajza ime ka punuar në "Top-Channel", që kur ishte në shkollën e mesme, "Arben Broci" në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim", thotë nëna e Entelës. Ajo thotë se ka pritur me shpresë se do të vinin për ngushëllim njerëzit e punës ku ajo punoi për më shumë se dhjetë vjet, por nuk ndodhi kështu. "Më ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar për dhjetë vjet me korrektësi, bile ka qenë në poste drejtuese, por nuk u vlerësua prej tyre", thotë nënë Nazimeja. Mbesa e saj thotë se, ka qenë për ngushëllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit "Big-Brother" dhe nuk ka pushuar asnjë çast së qari.

Nazimeja tregon se, Entela kishte në plan për të bërë një film vetë, por nuk na tregoi se çfarë filmi. "Do t'ua bëjë surprizë, më thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natën vonë. Shumë dorëshkrime të saj janë aty në sirtar", thotë ajo. Njerëzit e saj të afërt tregojnë se, Entela ka qenë anëtare e komisionit të përzgjedhjes së anëtarëve që po marrin pjesë në spektaklin "Big Brother", që po transmetohet nga "Top-Channel". Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle në këtë televizion. "Entela ishte e dashur me të gjithë njerëzit që nga të vegjëlit e deri tek të moshuarit", thotë nëna e saj.

Ministri i Kulturës ngushëllon familjen e Entelës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, ishte dje për ngushëllim në familjen e Entela Hyskos. Ministri Pango u shprehu prindërve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vajzës së tyre të dashur. Ai tha se, "vdekja aksidentale e Entelës është një humbje e madhe për prindërit e saj, por edhe për artin, pasi u prenë në mes ëndrrat e saj për artin". Prindërit e Entelës falenderuan ministrin Pango për ngushëllimin.

Marjeta Zaçe: Vdekja e Entelës, humbje e madhe për familjen

Të dielën në familjen e Entela Hyskos ishte për ngushëllim edhe zëvendësministrja e Punës, Çështjeve Publike dhe Shanseve të Barabarta, Marjeta Zaçe. "Erdha për të ngushëlluar familjen e vajzës, që humbi jetën në aksidentin tragjik", u shpreh zëvendësministrja Zaçe. Ajo tha se, vdekja e vajzës Entela Hysko ishte një humbje e madhe për familjen e saj dhe për të afërmit. Zonja Zaçe shoqëruar edhe nga një përfaqësi nga Lidhja Demokratike e Gruas i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes së Entelës.

 

FOTOGRAFIA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi : RilindjaDemokratike 

 

Entela Hysko ne Youtube - KLIKO 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
mona  - ndaj dhimbjen me familjen hyska   |67.82.225.xxx |2008-05-28 03:38:41
Lexova shkrimin per nje vajze te re,te bukur me plot endra qe iu prene ne mes
nga nje aksident tragjik por me tragjikja eshte kur bashkepunetoret e saj prej
vitesh idhane asaj dhefamiljes se saj edhe nje goditje me te forte mospermendjen
e emrit.Sa keq dhe sa turp njekohesisht.Ishte njeri .Per familjen Hyska
ngushellimet e mia dhe Zoti jua lehtesofte kete dhimbje kaq te madhe duke ju
dhene durim dhe per ty Entela nje qetesi te perjetshme.
Lili-Prishtine  - I lehte ju qofte dheu ty Entela dhe Dritan   |82.114.71.xxx |2008-05-28 09:36:40
Familjes Hysko dhe familjes Hoxha ju shpreh ngushellime per humbjen e me te
dashureve te tyre.
A thua edhe ne raste te vdekjes njerzit duhet te shprehin
ate egon e materializimit,te mbyllin syt dhe te hecin thua se nuk ndodhi
asgje.
Por pse?
Aty ne ate aksident ishin dy viktima deshti apo nuk deshti
dikush ajo ka ndodhur dhe quhet fatkeqesi.
Por ajo Shoqeri e cila ne syt e tyre
paska egzistuar vetem si hije apo ndoshta per Dritanin paska qen shoqeri,
por
per nje puntore qe 10 vitet e jetes saj me te bukura ja kushtoj me gjith mund
dhe dashuri ati vendi ku tash ecin dhe e gezojne njerez te cilet nuk meritojn te
jene pjese e shoqeris.
Po ata kan thyer edhe nje pjese te bukur te Dritanit
duke mos respektuar vlerat e Enteles.
Pse nuk tha dikush se Entela ishte viktim
e rastit sepse nuk mbante ajo timonin ne dore.
Ishte aq hynore ajo vajz e bukur
qe ne sot po mburremi me nje bukuri te saj ne faqet tona te interneteve se ishte...
vigan   |Administrator |2008-05-28 13:19:07
Ngushllime familjes se Enteles edhe nga staffi i ZeriKosovar.com
Egzoon   |80.80.170.xxx |2008-05-28 13:20:47
Ngushllime 2 familjet,
klea  - U deshen aq shume sa dhe vdekja si ndau dot   |80.78.75.xxx |2008-05-28 18:33:52
Pershendetje stafit te Zeri Kosovar.Ngushellime familjes hysko dhe hoxha.Dyfish
ngushellime per nenen e Enteles qe media e vrau per here te dyte .E vrau me
mohimin qe po i ben.Nes e koleget e kane dashur dhe repektuar sa dopak Tanin
,atehere minimumi qe duhet te bejne eshte ti japin respekt dashurise se
tij.
Gazetare te Top medias (Me pare lajmi kalon te ju).Tregoni popullit qe nje
Kolege e juaja pesoi nje aksident
Tregojini popullit qe Tani sishte rrugac se
ne makine mund te ishte Genta Popa apo nje gazetare tjeter (Ami, Xhemi , apo
kushdo bukuroshe).
Jo ishte vetem Entela Hysko Ndjenja e tij. Endra e tij,
Frymezimi i tij,Dashuria e tij
E deshi aq shume sa e mori me vete .
Duke na
dhene mesim, ju medias ne rradhe te pare , ndersa ajo Me imazhin e saj prej
engjelli flet aq shume sa vete top media .Zoti ju dhente drite Tani dhe
Entela.Qofshi te lumtur pergjithmone ne shtepine e zotit.ne Ate Shtepi ku endrat
behen realit...
Shqiptar  - Ngushellime familjeve   |63.243.18.xxx |2008-05-28 23:08:43
Turp Top-it. Hipokrite qe nuk nderoni dhe respektoni anetaret tuaj. Te gjithe
duhet te kishit shkuar ne varrimin e koleges suaj.

C'pret nga hipokritet.
stela  - u prehshi ne paqe   |80.78.75.xxx |2008-05-29 08:21:53
I mbylli syte duke thene **VAJZA KU ESHTE ENTELA ......SHPETONI
VAJZEN....**
Keto jane fjalet e fundit te Dritan Hoxhes.Ju gazetar , kolege ,
te Enteles
Ju gazetare te punesuar nga dritan hoxha qe ju respektonte e ju
paguante, A e dini kush eshte dhimbja me e madhe e Tanit ???
Pikerisht fakti qe
ju po fshihni Entelen , pikerisht fakti i mos pasqyrimit te saj, fakti qe ju
sjeni te drejte te paanshem , pikerisht qe sjeni atje ku lajmi ndodh.Fakti qe
Top Media vdiq bashke me te .
Nese e respektoni sadopak Tanin respektoni
ndjenjen e tij.Besomeni nuk do lendoni te gjallet
Duam apo sduam ne vdekja e
tyre po flet me shume .Ata jane bashke per te mos u ndare me kurre
Lamtumire
Tani
Lamtumire Entela .Ne jete pate nje engjell mbrojtes (Tanin)Aq shume te
deshi sa qe po te shoqeron edhe ne parajse.
geti  - ngushllime   |80.80.170.xxx |2008-05-29 15:26:13
ti vajze qe shkruan ketu per ty me rendesi qenka vetem te kritikosh sesa ta
thuash nje fjal me te lehte une per mendimin tim them keshtu,se tragjedia ndodhi
mos harroni se dritani ka nje grua edhe femije te cilet i la jetim pa baba kurse
me vjen keq per familjen hysko mirpo a e ka dit ajo qe ai njeri ka qen i martuar
a vetem ka vrapu pas tij vetem se ka lek asgje tjeter dhe keso vajza ka shume qe
prishin martesa e lene femij jetim rrugeve vetem pse vrapojn pas nje mashkulli i
cili ka lek dhe asgje tjeter nuk ka lidhje me dashuri ketu se njeriu nje her
dashuron edhe ate dashuri e ka pasur vetem me gruan edhe femijet qe i ka mua me
vjen keq per ate vajz qe ka vdek por qa te bejsh me shume me vjen keq per
dritanin dhe femijet e tij se kan mbet pa baba dhe gruaja mbeti pa burr prandaj
ju sugjeroj mos te i lendojm me keto familje sikur familja hoxha edhe hysko ti
lem te qet ne kete tragjedi ngushllime.
moza  - Duhet ta jetoni per ta kuptuar   |89.89.174.xxx |2008-06-01 17:03:23
Pershendetje Geti,
Kam pershtypjen se ju duhet te jeni ne femer,vajze apo grua
nuk ka rendesi.;
E lexova artikullin tuaj qe ish disi i veēnate nga te
tjeret..
Mund t ju them se une e njoha entelen personalisht ne kohen kur ajo
sapo kish ardhur ne tirane, dhe jetuam ne nje apartament bashke, 5vaja, dhe kemi
kaluar shume mire;
Entela ishte nje vajze kqe kishte ambicie per jetn, nje vajze
qe pati kurajon te perballohej me jeten.;
Nukesshte i pari rast nje vajze
dashurohet me nje burre te martuar(me vjen keq se ata kane vdekur te dy)por
njeriu duhet te njoh, kuptoj dh efal ne jete, ashtu siē jam e sigurt se edhe
bashkeshortja e tij e ka kuptuar dhe vleresuar Tanin per rolin e tij
siBashkeshort dhe si baba.

Me vjen keq per Entelen se iku ne nje moshe teper
te re,por shpresoj me shpirt se ajo jetoi ate qe deshi pa vrare njeri..
Historia
e lekeve nuk mund te zgjas shume ,por ajo e zemres zgjat sa jeta.;
Nese nuk e
keni provuar ...
nermina  - entela dhe dritan   |77.222.25.xxx |2008-06-01 09:49:07
lamtumir tani lamtumir entela,, zoti ju coft ne xhenet. ky mesazh vjen nga
ulqini
krenare  - ngushllime   |217.24.240.xxx |2008-05-29 09:34:31
jam nje kosovare qe jetoj ktu ne tiran me vjen shum keq edhe pse nuk e kam
njohhur ENTELEN.sinqerisht top MEDIA duhet te kishte ber sa do pak per kolegen e
tyre se gjdo njeri ne ket bot ka merita e veta,e sidomos kto qe thuhen per ket
vajz jan merita shum te medha.u prefshin ne paqe qe te dy.ngushllime
ngushllime......
nermina  - per entelen   |77.222.25.xxx |2008-06-01 09:52:43
ju te TOP MEDIAVE duhet te ju vij turp qe mos te shkoni ne varrim te enteles
pervec ARBANA OSMANIT qe eshte nje vajz e edukuar dhe e rrespektuar ka shkuar
ne varrim te enteles dhe nuk ka pushuar se qari.
demi  - Per Top Median   |88.202.127.xxx |2008-05-29 10:03:38
Sinqerisht qe jam shume i deshperuar per ate qe ndodhi, por vleresimi mbi
situaten nuk ishte aspak real, si ka mundesi qe nje vajze si Enteela Hyska e
cila paska punuar mbi 10 vjet ne top media dhe prezence ne kete aksident dhe te
mos thuhet asnje gje per te, kisha nje vleresim maksimal mbi top median por me
vlersimin e situates se fundit qe i beri kesaj ngjarje nuk me ka pelqyer fare,
nuk kane qene real, pse fshihen keta gazetar te Top Medias te thone te verteten
e ngjarjes, se na hiqen si me te miret.Kam lexuar dhe komente te tjera rreth
ngjarjes dhe bashkohem me mendimin e tyre, dhe per gazetare te tille tju vije
turp per shtremberimet qe u bejne lajmeve ne raste te tilla.Po presim dhe
mendime te analisteve tane te mirnjohor te cilet i ka zene gjumi me duket
lola  - Per Top Media - pergjigje   |80.78.71.xxx |2008-06-03 15:17:50
Entela nuk ka punuar ne top media!Kohet e fundit parkonte vetem makinen aty.E
ema nuk mund te thote qe e perkrahte vajzen ne kete lidhje dhe del me tezen e
punesimit.Entela shihej perkrah Tanit vetem ne festa, ndonjehere, kur ne krah te
tij nuk ishte e shoqja.Idea e qendrimit bashke vetem pre anen financiare nuk
duhet te permendet, sejcili i di vete punet e veta!nese e ntela do te kishte
vdekur ne nje aksident automobilistik me nje person tjeter te martuar, askush
nuk do ta permendte sigurisht, atehere pse duhet te permendet ne rastin e nje
figure si Tani?Kam punuar shume vite ne Top, nuk jam kopenten per situaten e
cifitit se nuk me interesojne shume si si i krijojne marredheniet njerezit, por
di qe Dritan Hoxha diti te krijoje nje institucion.Top Media - top channel, top
albania radio, top gold, vga studio - ishin merite e Tanit.Mos te flasim per
digit alb qe nuk eshte pjese e top media group por perseri merite absolute e
ardian   |92.60.28.xxx |2008-05-29 11:03:19
ngushellimet e mia per vdekjen tanit te topit dhe te enteles.me te vertete eshte
nje humbje e madhe per median shqiptare.nje media si kjo qe beri tani i topi
veshtire se do perseritet per disa dekada.i falenderojme keto persona qe i jane
perkushtur me mund medias dhe te prehen te qete atje ku jane.
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Nėse do shkėputeshit nga prindėrit me kė do jetonit?
 

Foto te Rastit

Nene Tereza27

Nene Tereza27

Date: 03/22/2008 Views: 13

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

SMS Falas

SMS falas
Generated in 1.05463 Seconds