|
Elsa Lila kthehet nė Tiranė pėr Moulin Rouge |
|
|
|
Friday, 21 March 2008 |
 Ka vetëm pak ditë, që është kthyer në Tiranë për të vënë në skenë “Moulin rouge”. Një music hall, sensual i ëmbël dhe i luajtur me sukses në shumë skena të botës, do të vijë së shpejti në kryeqytet nën interpretimin dhe idenë e Elsa Lilës.Këngëtarja e cila e la Tiranëngati një muaj më parë ështërikthyer për një qëndrim mëtë gjatë. Pas punës në Paris ajo ka nisur të punojë këtu duke menduar në gjithë detajet shfaqjen, që pritet të jetë në skenë në fund të muajit prill. Së bashku me Elsën, e cila do të performojë jo vetëm si këngëtare, por edhe si aktore e balerinë, do të jetë edhe një aktor i ri, student i Akademisë së Arteve.
Mësojmë gjithashtu, se këngëtarja ka marrë përsipër të ideojë dhe të ndërtojë gjithë përmbajtjen e shfaqjes, duke na sjellë kështu një imazh të kompletuar të saj si artiste. Kështu, pas performancës si prezantuese në Festivalin e Këngës në “RTSH”, Elsa Lila pritet të dhurojë për publikun, një tjetër performancë interesante në një zhanër muzikor sa të vështirë aq edhe kompleks. Njëkohësisht mësojmë, se Elsa është duke punuar gjithashtu edhe për një album të ri, që do të përmbajë këngë në gjuhën franceze dhe që pritet të përfundojë së shpejti. Është kjo një prej arsyeve për të cilën ajo ka lënë Italinë dhe momentalisht është vendosur në Francë. Nga miqtë e ngushtë të këngëtares kemi mësuar se për momentin ajo do të vazhdojë të jetë në Tiranë, të paktën deri në përfundimin e shfaqjes, që është menduar të jetë në skenë në fund të muajit prill.
|