|
Elvana: Surpriza me e fundit + VIDEO! |
|
|
|
Tuesday, 24 June 2008 |
Këngëtarja bën promovimin e klipit në PrishtinëNdryshe nga klipi,ku Elvana nxjerr në pah pjesët e saj më të “nxehta”, mbi gurët e bardhë të plazhit të Vlorës, ajo në promovim paraqitet tejet e thjeshtë. Me flokët e mbërthyera pas kokës, dhe një bluzë pambuku, Elvana ka pritur dhe ka gostitur miqtë e saj në Kosovë, të cilët ishin mbledhur për të parë produktin e fundit që Elvana nxjerr në treg, singëllin dhe video-klipin të quajtur “Vetes”. Si edhe herët e tjera, edhe kësaj radhe ajo ka vendosur që klipin ta promovojë në Prishtinë. Gjithnjë e qeshur Elvana, ka folur me të gjithë, por më tepër ka qëndruar pranë Florit, i cili ka bërë muzikën dhe orkestrimin e këngës sësaj të re.
Ajo ka deklaruar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Florin, derisa këngët që i bën ai po i bëhen hite. Ndërsa është deklaruar tejet e kënaqur edhe me punën që kanë bërë produksioni kosovar “Pixels” me të cilin këngëtarja ka shënuar bashkëpunimin e tretë. “Skuadra që del, nuk ndërrohet”, ka pohuar Elvana duke shtuar se i pëlqen puna profesionale e këtij produksioni. Por për Elvanën është hera e parë që promovon punën në këtë mënyrë, e rrethuar nga shumë njerëz të estradës. Video-klipi më i ri i Elvanës është realizuar në brigjet e detit Jon. Ndërsa Flori, i cili ka bërë një punë mjaft të madhe, ka deklaruar se është kënaqësi të punosh me Elvanën. “Kemi krijuar një raport shumë të mirë edhe jasht punës profesionale. Kështu që me Elvanën kemi tre vjet bashkëpunimi, por mund të punoj me të edhe 300 të tjera”, është shprehur Flori. Ndërsa tekstin e këngës këngëtarja e ka shkruar vetë. Sa i përket planeve të afërta, Elvana do të jetë gjatë tërë verës e zënë me mbrëmjet e ndryshme muzikore. Madje ka shprehur frikën se nuk do të ketë asnjë minutë kohë për pushime. Per ta shikuar videoklipin e ri te Elvana Gjates - KLIKO KETU!
|