Ėshtė sport, jo seks, - thonė vajzat e striptizit Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 5
I dobėtMė i miri 
Monday, 15 September 2008

Ka qenë një kohë e ngarkuar me aktivitete për vajzat që kërcejnë në shtyllë, te cilat po garojnë në një konkurs striptizi në Amsterdam.Shumë vajza nga Shqipëria në Spanjë kanë konkurruar për kampionatin evropian këtë fundjavë në Amsterdam.Të veshura me rroba banje të vogla, gjimnastet e Olimpiadës kanë kërcyer rreth dy shtyllave 6 metra të larta, njëra rrotulluese dhe tjetra fikse.“Ajo që ne bëjmë kërkon shumë forcë. Duhen stërvitur këmbët dhe muskujt. Nuk ka asgjë të bëjë me erotizmin. Nuk ke kohë të mendosh për këtë gjë!: - tha Jeanniene Wikering, një konkurrente 26 vjeçare nga Gjermania, që zuri vendin e tretë.

“Shpresojmë që një ditë ky lloj sporti të bëhet olimpik dhe të ndiqet nga të gjithë – por kjo kërkon kohë. Duhet që njerëzit ta pranojnë pasi sportet janë kthyer në rutinë” – tha ajo.

Galina Troschenko, vajza 36- vjeçare që prezantoi Spanjën, fitoi evenimentin me një performancë artistike shumë të mirë, të mbushur me akrobaci.

“E kam bërë këtë punë prej vitesh, por në të kaluarën kam qenë kërcimtare” – tha ajo.

Evenimenti është ndjekur nga qindra mijëra shikues në një klub nate në Amsterdam.

“Nuk mu duk asgjë erotike. Ishte gjimnastikë” – tha një i ftuar. “Më tërhoqi vëmendjen koreografia e secilës prej tyre”.

Amsterdam është midis shumë qyteteve në Europë dhe SHBA që ka futur në shkollë edhe klasa me kërcim striptizi, duke inkurajuar vajzat e reja të ndjekin këtë lloj sporti.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.15687 Seconds